E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE: Gati kontrata për kontrollin e matësve të energjisë elektrike

Enti rregullator ka gati draftin për shërbimin e kontrollit fillestar dhe periodik të matësve të energjisë elektrike. Kontrolli periodik i matësve do të bëhet nëpërmjet një kontrate shërbimi, nëpërmjet shoqërisë së autorizuar dhe kontraktorit. Nëpërmjet kontratës në fjalë, garantohet verifikimi i saktësisë së aparateve matëse të energjisë dhe kolaudimi i tyre, në momentin e vendosjes për herë të parë në treg, ose para përdorimit për herë të parë te konsumatori, inspektimin periodik për verifikimin e saktësisë së aparateve matëse dhe të sistemit të matjes së energjisë elektrike, verifikimin, kolaudimin, vulosjen, si dhe mirëmbajtjen e matësve të energjisë elektrike, kontrollin e saktësisë, kolaudimin e pajisjen me certifikatë të matësve të energjisë, që vendosen për herë të parë në përdorim, kontrollin, kolaudimin periodik të matësve të energjisë, në periudha kohore të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, kodi i matjes dhe/ose kërkesat teknike të përcaktuara nga prodhuesi, kontrollin, kolaudimin e matësve të energjisë sa herë që kërkohet nga kontraktuesi ose konsumatori(subjekti fizik ose juridik), të testojë, rregullojë, të rregjistrojë dhe pais me certifikatë të gjithë matësat e rinj përpara përdorimit (insalimit), bllokimin e matësve të energjisë që konstatohen të dëmtuar apo që janë jashtë performancës e nuk punojnë në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara në Kodin e Matjes dhe nga DPM, duke vendosur pullë bllokimi dhe njoftimin e shpërndarësit për ndërrimin e tyre. Sipas draftit, ky proces parashikon gjithashtu edhe marrjen në dorëzim dhe klasifikimin e dokumentacionit, sipas ndarjeve gjeografike, dixhitalizimin e informacionit të fotografuar në një database, sipas standardeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Matjes etj. Gjithashtu, palët janë të detyruara të ruajnë të gjitha të dhënat mbi bazën e të cilave janë bërë faturimet, për një periudhë jo më pak se 2 vjet nga data e faturimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›