E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: Kompania CEZ duhet t`i paguajë detyrimet KESH-it

Enti Rregullator i Energjisë reagon pas përplasjes midis kompanive CEZ-KESH për borxhet. Drejtori juridik i Entit Rregullator të Energjisë, Eduard Elezi në një prononcim për shtyp sqaron se borxhet ndaj KESH-it nuk janë të trashëguara por të krijuara pas privatizimit.
 

Sipas Elezit kompania CEZ duhet t`i paguajë detyrimet KESH-it, të cilat janë një borxh i ri, i krijuar që prej kohës kur dy kompanitë kanë lidhur kontratat.
 

Debati mes dy kompanive nisi pas deklaratave të KESH se nëse i shlyhej borxhi prej CEZ kjo do ishte një ndihmë duke marrë parasysh faktin se në këto momente po importon energji.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›