“As rritje çmimi e as ndërprerje energjie”

“Ky ligj shkon në favor të konsumatorit, pasi nuk do të ketë më rritje të çmimit dhe ndërprerje të energjisë", tha Naço, teksa ka shpjeguar ndryshimet që bëhen në ligj. Sipas tij, ndryshimet synojnë liberalizimin e tregut të energjisë në vend, duke sjellë uljen kostos dhe sidomos, çmimi i energjisë nuk do të ketë më rritje artificiale.
“P/ligji liberalizon tregun e furnizimit, i heq monopolin e furnizimit KESH-it si furnizues me shumicë dhe u krijon konsumatorëve të mëdhenj mundësinë që të dalin vetë në treg", tha Naço, që sqaroi se "në këtë treg do të veprojnë dhe klientët e kualifikuar si konsumatorët e lidhur me rrjetin 110 kV e sipër, të cilët konsumojnë më shumë se 50 milionë kwh/vit".
"Me këtë ligj ne i heqim barrën CEZ-it prej rreth 40 milionë euro në vit ndaj KESH-it, heqim faturat afrofe, do të hiqet Policia Elektrike, heq mundësinë e borxheve të këqija nga ndërmarrjet e mëdha. Me këtë ligj eleminohet monopoli i shpërndarjes së energjisë elektrike, futen të tjerë operatorë", tha ai. Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa prej deputetëve socialistë, Naço tha se ligji rrit kompetencat për ERE-n në drejtim të vendosjes së sanksioneve ndaj kompanive të licencuara për çdo shkelje dhe vendos gjoba të barabarta me 3% të të ardhurave të vitit paraprak".
Deri sot, tha Naço, "konsumatorët e mëdhenj jo familjarë, si kompanitë ACR, Kurum, Armo, Colacem dhe ajo e Fushë Krujës konsumojnë 800 milion kwh/vit energji elektrike. Me këtë ligj, këta konsumatorë, që konsumojnë mbi 50 milionë kwh/vit, detyrohen të gjejnë vetë burimin e furnizimit me energji". Sipas tij, në këtë mënyrë CEZ-i do të lirohet nga furnizimi me energji për këtë grup konsumatorësh dhe do të detyrohet me ligj të rrisë investimet për konsumatorët familjarë dhe ata të vegjël. /Start/
2011-11-24 14:45