OST: Sistemi i paprekur prej 50 vitesh
Sistemi i trasmetimit i ngjan një rrjete merimangw që nuk është fshirë nga rrugët e kryeqytetit prej 50 vitesh. OST ka dhënë alarmin për mënyrën e trasmetimit të energjisë në shtëpitë e qytetarëve në kryeqytet ku nuk është ndërhyrë prej kohësh. Arben Ibroja, administratori i
Operatorit të Sistemit të Transmetimit në një Workshop për mënyrën e funksionimit të shpërndarjes së energjisë deklaroi se ndërtimet e shumta e kanë vështirësuar akoma më tepër ndërhyrjen në këto linja.
Kryeqyteti shqiptar merr 33 përqind të gjithë totalit të energjisë elektrike për të cilën ka nevojë vendi.