E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enti Rregullator i Energjise reagon per borxhin mes CEZ dhe KESH

Së fundmi, Koorporata Elektro-energjetike Shqiptare dhe “CEZ Shpërndarje” janë përfshirë në një konflikt për shkak të borxheve që kompania çeke i ka KESH-it.

Ndërsa CEZ pretendon se bëhet fjalë për borxhe të trashëguara, reagon Entit Rregullator i Energjisë, sipas të cilit ky borxh ka lindur pas lidhjes së kontratës së privatizimit.

Ndërkaq, ERE u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të drejtohen pranë këtij institucioni nëse kanë ankesa për mbifaturimet që u bëhen.

Drejtuesit e lartë të kompanive përgjegjëse për prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë janë takuar në ministrinë e Financave për të biseduar mbi situatën aktuale, që ka përshirë kompanitë “CEZ Shpërndarje” dhe KESH në lidhje me borxhet mes tyre.

Në një kohë kur CEZ pretendon se borxhi prej 55 mln euro që i ka KESH-it është një borxh i trashëguar nga kompania shtetërore, reagon Entit Rregullator i Energjisë.

Sipas drejtuesit juridik, Eduard Elezi, pranë këtij institucioni, i gjithë ky borxh është krijuar dhe akumuluar pas lidhjes së kontratës të CEZ-it me shtetin shqiptar.

Ndërkohë, drejtori juridik i ERE-s u bëri thirrje qytetarëve t’i drejtohen Entit Rregullator për çdo ankesë.

Një situatë e tillë është krijuar pasi qytetarë të shumtë ankohen në lidhje me mbifaturimet, që vijnë si pasojë e gjendjes së keqe financiare të CEZ-it.

“CEZ Shpërndarje” në një deklaratë për mediat ka deklaruar se po bëhen negocime me qeverinë për të shlyer borxhin në fjalë, ndërsa ka deklaruar se do të ishte e drejtë që institucionet e tjera t’i paguajnë borxhet që i kanë CEZ-it, i cili nuk është një situatë të mirë financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›