ERE: Të mos rritet çmimi i dritave
Enti Rregullator i Energjisë elektrike (ERE) nuk shikon argumente që bëjnë të mundur rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë, ERE do mbajë të pandryshuar tarifat, edhe pse presioni i ndërkombëtarëve është i vazhdueshëm. Kryetari i Entit Rregullator, Bujar Nepravishta, është shprehur për gazetën "Shqip", se konsumatorët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e reja të vendosura në mars 2008, dhe se nuk do të ketë më rritje të çmimit. "Enti ka bërë një përllogaritje të përafërt, me përfundimin që del kundër rritjes së mëtejshme të energjisë elektrike. Situata hidrike na bën të dalim në këtë konkluzion", thotë Nepravishta.
Tarifat
Deklarata e kreut të ERE-s, për mosndryshim të tarifave të energjisë elektrike, vjen si kundërpërgjigje ndaj KESH-it, e cila pretendon të kundërtën. Sipas saj, me tarifat e vendosura nga ERE, nuk garantohen të ardhura të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet, si për investime, ashtu dhe për import të energjisë elektrike. ERE miratoi vetëm 17 për qind rritje të çmimit, nga sa kishte kërkuar KESH, duke sjellë reagimet e njëpasnjëshme të saj, se "tarifat aktuale nuk garantojnë rezultate pozitive në bilanc". Por Nepravishta me ekspertët e tij, pretendon se i ka bërë mirë llogaritë. "Nuk na rezulton që KESH të dalë me humbje, pas vendosjes të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ne kemi bërë përllogaritjet dhe pas muajit marsit 2008 e këtej, korporata del me fitim, për të paktën 200 milionë lekë". Megjithatë, debati për rishikimin e tarifave të energjisë elektrike do të marrë zhvillime të tjera. Sot është parashikuar të zhvillohet një takim mes kreut të ERE-së dhe një grupi ekspertësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ku temë kryesore diskutimi do të jetë çmimi i energjisë elektrike. Palët do të paraqesin argumentet e tyre pro dhe kundër rritjes të tarifave, ndërsa rezultati i bisedime do të shpallet në mesin e muajit maj. Qëndrimet e FMN-së për tarifat e energjie elektrike janë bërë publike me kohë për një rritje të mëtejshme të tyre. Fondi, bashkë me Bankën Botërore, kanë kërkuar nga qeveria më shumë kujdes gjatë procesit të rishikimit të tarifave, duke shpresuar një rritje të mëtejshme të tyre në muajin korrik 2008. "ERE nuk parashikon ndonjë argument që të përcaktojë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Për këtë fakt, nisemi nga kushtet atmosferike, tepër optimiste për rritjen e prodhimit të brendshëm me energjie elektrike", ishte përgjigjja përfundimtare e kreut të saj.
Privatizimi
Lidhur me tarifat e reja që mund të aplikohen nga investitori strategjik që do të blejë OSSH-në, ERE garanton kontroll maksimal të vendosjes së tyre. Duke mos pranuar të bëjë publike normën e fitimit që do t‘i lihet subjektit privat, pas privatizimit të Shpërndarjes në KESH, Nepravishta thotë, se çmimet do të vendosen duke iu referuar kushteve klimaterike dhe tregut të importit të energjisë elektrike. "Privati nuk do të mbajë përgjegjësi për furnizimin e popullatës me energji elektrike. Ai thjesht do të zotohet të mbledhë faturat për energjinë e konsumuar. Ndërsa energjinë elektrike do ta marrë sërish nga KESH, ndërsa kjo e fundit do ta sigurojë nga burimet e brendshme të prodhimit dhe nga importi, me tarifa të vendosura nga ERE", thotë Nepravishta. KESH do të ketë brenda saj gjenerimin dhe një Furnizues Publik me Shumicë. Ky i fundit do t‘ia shesë energjinë elektrike privatit, rasti konkret OSSH-së, ndërsa ky do ia kalojë konsumatorit final. "Është vendosur në këtë mënyrë, por të mos ia lënë në dorë privatit importin e energjisë. Ky funksion do të vazhdojë të jetë i shtetit, deri në sistemimin e problemeve energjetike", përfundon kreu i ERE-s.
Si do funksionojë
ERE merr kontrollin e gazit natyror
Rregullimi i tregut të gazit natyror është vendosur të bëhet nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE). Aktualisht, projektligji ka mbërritur në Parlament, ndërsa ERE nga ana e saj është duke u përgatitur lidhur me ekspertizën dhe rritjen e kapaciteteve në zbatimin të ligjit të ri. Lidhur me propozimet e ERE-s në hartimin e ligjit, Nepravishta sqaron se, "për fat të keq, nuk na ka mbërritur për mendim ligji i ri, edhe pse do të jetë ERE që do ta zbatojë. Ne jemi njohur me ligjin, por nuk kemi marrë pjesë në përgatitjen e tij". Megjithatë, kreu i ERE-së bën të ditur se, për zbatimin e ligjit i është afruar asistencë nga USAID-i, ku në datën 10 maj një grup ekspertësh nga Enti do të shkojnë në SHBA për të diskutuar rreth problemeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror. Aktualisht, vendi ynë prodhon gaz natyror në nivele tepër modeste (50-60 mijë metër kub). Kulmin e arriti në vitin 1981, me një prodhim prej 900 milionë metër kub, duke i shërbyer TEC-it të Fierit dhe uzinave të uresë dhe plehrave azotike. Gazi natyror dilte nga puset e naftës, kryesisht nga zonat e Cakranit. Djegia e këtij pusi u shoqërua me rënie të prodhimit. Pra, sasia 900 milionë metër kub ishte vetëm për atë vit. "Për këtë lloj gazi, aktualisht nuk ka interes të madh industrial, por parashikohet, se me krijimin e Entit Rregullator, vendi ynë të përfshihet në projektet e mëdha gazsjellëse, pra në rrjetin ndërkombëtar të gazit", thotë Nepravishta. Lidhur me impaktet pozitive, Nepravishta thotë se, "TEC-i i Vlorës do të shërbejë si treg i sigurt për gazin natyror. Ky TEC në fillim do të punojë me naftë, por impakti në mjedis dhe kostoja e lartë, nuk përbën avantazh për prodhimin e energjisë elektrike. Me krijimin e entit rregullator, i cili do të mundësojë shtrirjen e gazsjellësve nga tregjet e huaja, ky TEC do të furnizohet me gaz natyror". Roli i ERE konsiston në rregullimin e tregut lidhur me vendosjen e tarifave dhe të licencave, në bazë të studimit të tregut. Në të gjithë botën entet rregullatore marrin përsipër sektorët e gazit, ujit, e madje dhe të telekomunikacioneve, siç është rasti në SHBA apo në vende të tjera. Po ashtu, Bullgaria, Entin Rregullator të Gazit e ka bashkuar me atë të Energjisë Elektrike, tani vonë. Ndërsa vendet të tjera të Ballkanit, si Greqia, Maqedonia apo Kosova, tregun e energjisë elektrike me atë të gazit natyror i kanë të përfshira në një ent të vetëm.