Gjykata: Arrest shtëpie për kreun e Tatimeve
Rikthehen në izolim, por kësaj radhe në arrest shtëpie, ish-zyrtarët e Shërbimit Informativ Kombëtar, të cilët akuzohen se në vitin 1995 kanë rrëmbyer dhe më pas kanë torturuar tre shtetas, njëri prej të cilëve më pas ka gjetur vdekjen. Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet ka miratuar dje kërkesën e prokurorisë për vendosjen e masës së sigurisë arrest në shtëpi për Arben Sefgjinin, ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë, Avni Koldashin, ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit dhe Budjon Meçen, ish-inspektor në Drejtorinë e SHIK-ut Tiranë. Gjithashtu, gjykata ka vendosur që të shpallë në kërkim të pandehurin e katërt të kësaj dosjeje, ish-kryetarin e degës në SHIK, Ilir Kumbaro, i cili prej më shumë se 12 vjetësh ndodhet jashtë Shqipërisë.
Seanca
Pas dy shtyrjeve të njëpasnjëshme që i kishte bërë seancës një ditë më parë, dje rreth orës 13:00 gjyqtari Fran Prendi ka dhënë vendimin në një seancë ku ashtu si një ditë më parë merrte pjesë prokurori Xhevat Hana dhe një sekretare. Sërish në sallë nuk ka pasur përfaqësues të mbrojtjes së të pandehurve. Prokurori i çështjes ka paraqitur përpara gjykatës dokumentet që i ishin kërkuar një ditë më parë, duke plotësuar kështu kërkesat që i kishte bërë gjykatësi. Prokuroria kishte kërkuar vendosjen në arrest shtëpie për katër të pandehurit, duke e motivuar kërkesën me rrezikun e largimit të tyre nga Shqipëria, si dhe me mundësinë e prishjes së provave. Në kushtet kur të katër ish-zyrtarët e SHIK-ut i kanë mbaruar afatet e paraburgimit, gjatë periudhës së arrestimit të tyre të parë për këtë çështje, atëherë organi i akuzës nuk mund të kërkonte më arrest në burg për ta.
Gjykata në vendimin e saj ka përcaktuar se masa e sigurisë arrest në shtëpi do të fillonte që dje pasdite. Nuk dihet nëse masa u është komunikuar zyrtarisht të pandehurve që dje apo një gjë e tillë do të bëhet sot. Në të njëjtin vendim gjykata ka përcaktuar se nuk do të ketë togë policie që do të ruajë të izoluarit në banesat e tyre, por në rast se do të shkelet masa ata mund të arrestohen sërish.
Të pandehurit
Vendimi i gjykatës, gjithsesi, do të jetë i zbatueshëm vetëm për Sefgjinin dhe Koldashin, pasi dy të pandehurit e tjerë duket se ndodhen në situata të tjera. Budjon Meçe është i shtruar në reanimacionin e neurokirurgjisë të spitalit numër 5 në Tiranë dhe vendosja e tij në arrest është e pamundur. Megjithatë, në kushtet shëndetësore në të cilat ndodhet ish-inspektori në Drejtorinë e SHIK-ut të Tiranës, rrezikshmëria e tij qoftë për t‘u larguar apo qoftë edhe për të prishur provat është pothuajse zero. Nga ana tjetër, Ilir Kumbaro prej shumë vitesh ndodhet jashtë shtetit. Mendohet se ai jeton në Londër, kur ka shkuar që pas largimit nga Shqipëria, por deri tani nuk ka asnjë adresë të saktë të vendndodhjes së tij.
Procedurat
Sipas legjislacionit shqiptar, pas kërkesës së bërë nga prokuroria është gjykata ajo që vendos se si do të zbatohet arresti në shtëpi. Kjo masë mund të jetë më punonjës policie që ruajnë banesën për të mos lejuar të izoluarin të dalë që aty dhe përdoret më së shumti për personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që për arsye të ndryshme nuk mund të mbahen në burg. Ndërsa në rastin tjetër, banesa e të izoluarit nuk ruhet me policë, por ai kontrollohet në vazhdimësi dhe në rast se konstatohet që ka shkelur arrestin duke dalë nga shtëpia, atëherë ai arrestohet dhe dërgohet në burg. Në rastin e ish-zyrtarëve të SHIK-ut, gjykata ka vendosur që banesat e tyre të mos ruhen me policë, çka do të thotë se ata do të vëzhgohen nga inspektorët e policisë së zonës, për të mos u lejuar të shkelin arrestin.
Banesa e Sefgjinit
Arben Sefgjini, njëri nga të pandehurit kryesorë të dosjes "Hoxha", jeton aktualisht në një apartament në katin e tretë të një pallati që ndodhet te Fusha e Aviacionit. Banesa është e regjistruar në emër të babait të tij dhe mendohet se aty Sefgjini do të kalojë periudhën e arrestit
Vendimi i gjykatës, shkarkim i pashmangshëm i Sefgjinit nga detyra
Arben Sefgjini duket nuk e kishte çuar ndër mend se mund të kishte edhe mënyra të tjera, përveç dorëheqjes për ta larguar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Pak ditë më parë kur prokuroria dërgoi për gjykim dosjen e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, drejtori i Tatimeve deklaroi se nuk e kishte çuar për asnjë moment ndër mendje se mund të jepte dorëheqjen. Ai u tregua i bindur se nuk kishte arsye për t‘u larguar nga detyra për sa kohë që për vdekjen e Remzi Hoxhës ai ishte arrestuar dhe liruar pa u dënuar disa vite. Por vendimi i djeshëm i gjykatës e bën të pashmangshëm largimin e tij nga posti zyrtar që mban. Masa e arrestit në shtëpi nuk i lejon Sefgjinit që të vazhdojë normalisht punën e tij. Në kushtet kur kjo masë nuk dihet se sa do të zgjasë, pasi ajo mund të vazhdojë gjatë gjithë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor, atëherë mundësitë që Sefgjini të vazhdojë të drejtojë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve duken shumë të pakta.
Asnjë reagim zyrtar nuk ka pasur dje nga Ministria e Financave apo zyra e Kryeministrit lidhur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që ka izoluar në arrest shtëpie Arben Sefgjinin. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, propozohet nga ministri i Financave dhe miratohet nga Kryeministri, të cilit i takon firma përfundimtare për emërimin apo shkarkimin e drejtorit. Burime konfidenciale thanë për "Shqip", se ekziston mundësia që Kryeministri të presë edhe vendimin e Gjykatës së Apelit për këtë çështje përpara se të vendosë për shkarkimin përfundimtar të Sefgjinit.
Emërimi i ish-zyrtarit të SHIK-ut në detyrën e drejtorit të Tatimeve, rreth tre muaj më parë, ngjalli reagime të shumta në opinionin publik. Opozita, por edhe pjesa më e madhe e medias e konsideruan të papërshtatshëm Sefgjinin për këtë pozicion, për sa kohë që dosja e tij ende nuk ishte mbyllur nga prokuroria dhe eshtrat e Remzi Hoxhës nuk ishin gjetur. Gjithsesi, kundërshtimet për këtë kandidaturë nuk u morën parasysh dhe ish-drejtori i SHIK-ut nisi detyrën e tij të re, të cilën duket se do të duhet ta braktisë, për shkak të një vendimi të gjykatës që e izolon atë në arrest në shtëpi.
Trombozë në tru, Budjon Meçe në reanimacionin e spitalit
I vetmi nga të pandehurit e dosjes "Remzi Hoxha", që nuk mundet të vihet në arrest për momentin është Budjon Meçe. Burime që u referohen familjarëve të ish-inspektorit në Drejtorinë e SHIK-ut të Tiranës, thanë për "Shqip" se prej disa ditësh ai ka pësuar një trombozë gjaku në tru dhe për këtë arsye është shtruar me urgjencë në spital, ku dhe ndodhet aktualisht në reanimacion. Duket se në momentin e parë të goditjes Meça ka rrezikuar madje jetën, por më pas situata është vënë disi nën kontroll nga mjekët. Pikërisht ditën kur gjykata merrte në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për arrestin në burg të tij, Meçe ndodhej në reanimacionin e repartit të neurokirurgjisë të spitalit numër 5 në Tiranë.
Fillimisht u mendua se seanca për masën e sigurisë për Meçen do të zhvillohej në spitalin ku ai ndodhej, por më pas informacionet për gjendjen e tij të rëndë e rrëzuan këtë mundësi dhe gjykata e shqyrtoi kërkesën pa praninë e të pandehurit dhe madje pa praninë edhe të avokatit të tij. Tashmë pritet që nga ana e organit të akuzës të sqarohet mënyra se si do të procedohet më tej me ish-inspektorin në Drejtorinë e SHIK-ut të Tiranës, për të cilin gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi.
"Remzi Hoxha", Prokuroria monitorim "non stop" ish-shiksit
"Nëse shikohen jashtë banese, do të arrestohen menjëherë"
Një "shuplakë" e rëndë ka rënë mbi tre ish-shiksit e dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, 11 vjet më parë. Oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të monitorojnë lëvizjet e Arben Sefgjinit, Budjon Meçes dhe Avni Koldashit. "Nëse personat e dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës shihen jashtë banese, ndaj tyre do të merret menjëherë masa e arrestit në burg", thanë burimet nga akuza qendrore, të cilët së bashku me policinë do të kryejnë kontrollin e tyre. Ndërkohë, burime nga policia e Tiranës thanë mbrëmë për "Shqip" se nuk kanë marrë asnjë urdhër për monitorimin e Sefgjinit, Meçes dhe Koldashit, sipas të cilëve, çështja do të ndiqet nga oficerët e policisë gjyqësore pran prokurorisë. Uniformat blu kanë përjashtuar çdo mundësi që tre të akuzuarit e dosjes "Hoxha" të ruhen nga punonjës policie, duke saktësuar se personat e akuzuar nuk janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pavarësisht veprës penale që kanë kryer.
Dyshohej largimi
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se ekzistojnë të gjitha mundësitë që të akuzuarit për rrëmbimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës të largohen jashtë vendit, për shkak të lidhjeve që ata kanë. Për këtë arsye i ka kërkuar gjykatës disa ditë më parë masë shtrënguese ndaj Sefgjinit, Koldashit dhe Meçes, me qëllim parandalimin e ndonjë "arratisjeje" të mundshme. Disa ditë më parë, Kryeprokurorja Ina Rama, në një dalje publike, do të deklaronte se së shpejti pritet të merren masa shtrënguese ndaj të pandehurve për dosjen "Remzi Hoxha". Dhe kështu ndodhi. Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka parë të arsyeshme të mbajë nën masën "arrest shtëpie" tre ish-shiksit, duke u bllokuar atyre të gjitha dokumentet. Edhe pse në poste të rëndësishme shtetërore, duke qenë se Arben Sefgjini është drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, organi i akuzës e ka parë të arsyeshme të kërkojë ndaj tij ndalimin e tij në shtëpi. Burimet nga kjo prokurori deklarojnë se tre ish-shiksit kanë tentuar të largohen nga Shqipëria. Burimet nga organi i akuzës nuk sqarojnë nëse Sefgjini do të lejohet apo jo të shkojë në vendin e punës.
Dosja ndaj tre ish-shiksve
Ish-drejtuesit e Shërbimit Informativ në Shqipëri janë përgjegjësit kryesorë për rrëmbimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës. "Të katër të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin shtator-tetor 1995, kanë rrëmbyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli dhe në mënyrë të dhunshme i kanë çuar në një ndërtesë në administrim të SHIK-ut, në vendin e quajtur Vajin të rrethit Lezhë. Aty janë torturuar për disa ditë, nga ku ka gjetur vdekjen shtetasi Remzi Hoxha", thuhet në kërkesën e prokurorisë. Sipas saj, Remzi Hoxha është rrëmbyer më datën 21 tetor 1995, rreth orës 13:30, afër firmës "Albatros", që prodhonte konstruksione duralumini. Nga verifikimet e bëra rezulton se një ndër automjetet që është përdorur në këtë ngjarje, me targë TR2449C, i takonte SHIK-ut dhe kjo makinë është tërhequr nga shefi i prapavijës së SHK-ut të Tiranës, Nuredin Dervishi. Më pas i është dorëzuar ish-drejtorit të SHIK-ut në Tiranë, Mehmet Haxhollit. Konfirmohet se në këtë operacion ka marrë pjesë edhe ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit, Avni Koldashi, i cili më pas e ka dorëzuar te një grup oficerësh operativë, ku ndër më kryesorët kanë qenë Ilir Kumbaro dhe Arben Sefgjini, përkatësisht kryetar dege dhe zv/drejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë. Viktima rezulton të jetë çuar në një bazë sekrete në Vajin të Lezhës, ku është trajtuar barbarisht dhe nga torturat ka vdekur. Me gjithë kërkimet intensive dhe të shtrira në kohë, nuk është bërë e mundur gjetja e vendit ku është varrosur. Rrëmbimi i Remzi Hoxhës është bërë njëherësh me rrëmbimet e Armando Lozhaj, me profesion telekronist dhe Ziso Kristopulit, me profesion zooteknik, në kohën e ngjarjes ish-kryetar i PS-së në zonën e Ksamilit.
Amnistia që përjashtoi nga gjykimi Gazideden
Ligji "Për amnistinë" e detyroi prokurorinë që të riklasifikonte veprat penale për të cilat akuzoheshin ish-shiksit. Akuzat e reja ishin "rrëmbim personi", parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal, "torturë me pasoja të rënda", parashikuar nga neni 87 i Kodit Penal dhe "vrasje", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal. Të treja këto vepra penale nuk janë amnistuar nga ligji nr.8202, por gjatë hetimit për të provuar këto akuza prokuroria ndeshi në probleme të tjera. Në raport nuk vihet në dyshim fakti që vrasja e Remzi Hoxhës ka ndodhur, por për sa kohë nuk është gjetur kufoma e viktimës dhe nuk është bërë ekspertiza shkencore, një akuzë e tillë nuk mund të provohet. Akuza e torturës ndaj Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt u provua. Megjithatë, pas diskutimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, çështja u ridërgua për gjykim, ku tashmë është kërkuar edhe masa e arrestit shtëpiak për tre të dyshuarit.
Zhdukja e Remzi Hoxhës, Kumbaro i vetmi në kërkim
Ilir Kumbaro, një nga katër shiksit që kanë rrëmbyer Remzi Hoxhën, është personi i vetëm i shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Burime zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për "Shqip" se Kumbaro gjatë vitit 1997 është larguar në Angli, ku dyshohet se banon. Hetuesit e çështjes i kanë dërguar një letër-porosi Interpolit për arrestimin e tij dhe sjelljen në Shqipëri. Burimet saktësojnë se Kumbaro, një ish-punonjës i SHIK-ut, në vitin 1995, së bashku me Arben Sefgjinin dhe Budjon Meçen, dyshohen se kanë rrëmbyer Hoxhën në afërsi të firmës së tij dhe më pas e kanë transferuar në qytetin e Lezhës.
Nga materialet e dosjes, e cila hetohej nga Prokuroria e Tiranës, rezulton se katër janë personat e dyshuar: Kumbaro, Sefgjini, Meçe dhe Koldashi. Tre prej tyre janë arrestuar nga policia në vitin 2003 dhe më pas janë liruar për mungesë provash, ndërsa Ilir Kumbaro, sipas prokurorisë, dyshohet se është larguar jashtë shtetit. Hetimet kanë nxjerrë në dritë se pasi është rrëmbyer Remzi Hoxha nga tre personat, është dërguar në Lezhë. Gjatë marrjes në pyetje, Sefgjini dhe Meçe kanë pranuar se e kanë marrë Hoxhën, ndërsa e kanë transportuar. Por ata kanë deklaruar se nuk dinin për fatin e tij. Prokuroria thotë se pikërisht Ilir Kumbaro, personi i vetëm i shpallur në kërkim, është personi që e ka takuar për herë të fundit Hoxhën. Dyshimet janë vërtetuar edhe nga dëshmitë e tjera të rojeve dhe punonjësve të tjerë të rezidencës së SHIK-ut në Lezhë.
Për herë të parë, emri i Ilir Kumbaros është përmendur nga Bledar Mane, i vetëshpallur trafikant, sipas të cili ai vetë e kishte dërguar Kumbaron në Londër. Ndërsa një pjesë e madhe e ish-agjentëve të SHIK-ut, të ardhur ose të shkuar në Britaninë e Madhe, kanë fituar azil politik dhe tashmë konsiderohen nënshtetas britanikë. Edhe Kumbaro mund të jetë një prej atyre azilantëve, por prej kohësh ka pasur dyshime se ai është larguar drejt Brazilit ose Spanjës. Hetuesit e Krimeve të Rënda druhen se koha e gjatë kur është kryer vepra penale mund të ketë dëmtuar një sërë provash materiale.
Lista
Dëshmitarët e dosjes "Hoxha"
1- Bashkim Gazidede, ish-kryetar i SHIK-ut
2- Fatos Klosi, ish-kryetar i SHISH-it
3- Armando Loshaj, telekronist
4- Ziso Kristopulli, ish-kryetar i PS në Ksamil
5- Nuredin Dervishi, ish-shef i prapavijës së Drejtorisë së SHIK-ut në Tiranë
6- Mehmet Haxholli, ish-drejtor i SHIK-ut të Tiranës
7- Anibal Basha, ish-inspektor i SHIK-ut
8- Avni Koldashi, ish-shef i bazës së vëzhgimit numër 10 të SHIK-ut
9- Ilir Kumbaro, ish-oficer operativ i SHIK-ut
10- Budjon Meçe, ish-oficer operativ i SHIK-ut
11- Arben Sefgjini, ish-kryetar dege në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë
12- Roland Dedej, ish-shofer i Ilir Kumbaros
13- Xhafit Xhaferri, ish-shiks
14- Flamur Gjymyshka, ish-zv/drejtor i Kundërzbulimit
15- Bexhet Muhellari, ish-inspektor i SHIK-ut
16- Nexhmedin Hoxha, vëllai i Remzi Hoxhës
17- Sevdije Hoxha, bashkëshortja e Remzi Hoxhës
18- Viktor S, ish-roje në rezidencën në Vajin të Lezhës
19- Rita M., ish-sekretare e rezidencës në Vajin të Lezhës
20- Gjok H., përgjegjës në rezidencën në Vajin të Lezhës
KRONOLOGJIA
5 tetor 1995
Ndalohet Abdyl (Armand) Loshaj, kosovari që fshihej nën petkun e gazetarit austriak
18 tetor 1995,
Rrëmbehet Ziso Kristopulli, anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste të Sarandës
21 tetor 1995,
Rrëmbehet edhe Remzi Hoxha, biznesmeni që jetonte prej ‘92 në Tiranë
21 maj 2003
Arrestohen 3 ish-punonjësit e SHIK-ut, Avni Koldashi, Budjon Meçe dhe Arben Sefgjini
Nëntor 2003
Lirohet Avni Koldashi. Dy të pandehurit e tjerë lirohen në maj 2004
15 qershor 2006
Ish-prokurori i Përgjithshëm, Sollaku, rikthen këtë dosje për raportim në Kuvend
18 prill 2008
Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon për gjykim dosjen ndaj katër ish-shiksve