"Inflacioni, dështim i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë"
Bizneset e mëdha në vend e kanë cilësuar si dështim të Bankës së Shqipërisë dhe politikave të saj për shtrëngimin e lekut. Duke u nisur nga situata aktuale, me inflacion të rritur 0,6 për qind dhe thellim të deficitit tregtar, për tremujorin e parë 2008, Konfindustria ka deklaruar dje, se "Tejkalimi i përsëritur dhe i fortë i normës së inflacionit me 0.6 pikë për qind mbi kufirin e vendosur nga banka dhe thellimi i deficitit tregtar me 27 për qind për tremujorin e parë të vitit 2008 provojnë jo vetëm paefektshmërinë e politikave monetare në kushtet e krizës së tregjeve ndërkombëtare, por njëkohësisht tregojnë dhe për pasojat negative shtesë të prodhuara për ekonominë kombëtare dhe sidomos për industrinë prodhuese vendore". Administratori i saj, Gjergj Buxhuku, ka shprehur me shqetësim situatën mbi stabilitetin makroekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, për sa i përket rritjes së deficitit korrent. Duke vënë para përgjegjësisë për rritjen e inflacionit ofertën dhe jo kërkesën, Konfindustria vlerëson, se "Ndonëse me vonesë kohore, Banka e Shqipërisë ka marrë parasysh paralajmërimet e biznesit, duke mos rritur me të drejtë normën bazë të interesit për lekun". Bizneset në vend e cilësojnë si të vonuar ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të shmangur rritjen e kredive të këqija. Aktualisht, portofoli i kredive me risk është 3,6 për qind, duke pësuar rritje në krahasim me vitin 2006. Konfindustria zotëron të dhëna se gjendja e vërtetë e problematikës së kredive paraqitet edhe më e rëndë në ekonominë shqiptare, që mund të çojë deri në fenomenin e falimentimit zinxhir të bizneseve me borxhe të fshehura me njëri-tjetrin.
BSH
Banka e Shqipërisë, vendosi të mos e ndryshojë normën e interesit bazë për monedhën lek, për shkaqe të cilat u bënë publikë javën që shkoi. Sipas BSH-së, niveli i lartë i inflacionit nga rritja e çmimeve, ka ardhur si pasojë jo i faktorëve të brendshëm. Kontributin kryesor në rritjen e inflacionit e kanë dhënë çmimet e ushqimeve të përpunuara (rreth 3 pikë përqindjeje) si edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike në muajin mars, e cila ka ndikuar me rreth 0.7 pikë përqindjeje në normën e përgjithshme të inflacionit.