ERE akuza OSSH-së për çmimin e energjisë

OSSH ka shkelur vendimin e Entit Rregullator të Energjisë duke filluar faturimin e energjisë me çmimin e ri që në dhjetor u shpreh kreu i ERE-s, Bujar Nepravishta në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin. Megjithatë sipas Nepravishtës e rëndësishme është që është pranuar ky gabim dhe do të bëhet kompensimi i konsumatorëve në muajt e ardhshëm.
Në fjalën e tij Nepravishta përcaktoi si një fakt me rëndësi vendosjen e matësave deri në fund të prillit si dhe mos pranimin e faturimit afrofe gjë që do të ndikojë në uljen e humbjeve të energjisë deri në 200 milion kw.