E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani:Në 2009 rritja ekonomike u ngadalësua


Ekonomia shqiptare ka pësuar një ngadalësim të rritjes gjatë vitit 2009 ka deklaruar Guvernatori i Shqipërisë në Komisionin e Ekonomisë dhe të Financave. Kjo sipas Fullanit ka ardhur si rezultat i rritjes së çmimeve, nënçmimit të kursit të këmbimit dhe uljes së reminitancave.

Në raport Fullani përmendi edhe rritjen e borxhit publik i cili kapi shifrën e 59,5 përqind dhe i bëri thirrje qeverisë që të ndikojë në uljen e borxhit në mënyrë që ecuria ekonomike të jetë pozitive.

Ndërkohë që viti 2009 ka qenë edhe viti i rritjes së kredive me probleme si dhe i rritjes së inflacionit, por këto janë mbikqyrur prej BSH-së dhe pritet që 6 mujori i vitit 2010 të ketë një inflacion brenda standarteve të vendosura nga banka dhe si rrjedhim edhe nje zhvillim ekonomik pozitiv.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›