E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen kabllot elektrikë, tre në pranga

 FIER/VLORE - Punonjësit e OSSH-së konstatuan mëngjesin e djeshëm vjedhjen gjatë natës të kabllove elektrike në Fier. Sipas tyre, ndërhyrja është bërë në linjën 220 kw, ku grabitësit kanë arritur të presin rreth 100 metër kabllo elektrik. Kabllo i vjedhur ka një vlerë rreth 400 mijë lekë. “Përveçse na dëmtojnë neve, ata që fusin duart në këto linja janë të rrezikuar për vete. Ata nuk e dinë që në rast se linja ka mbingarkesë, atëherë ajo shkarkon dhe jep shpërthim në rast se preket, sidomos nga persona joprofesionistë”, u shpreh shefi i nënstacionit 220 KW në qytetin e Fierit, Eriseld Lala. Sipas tij, kabulli i vjedhur është zëvendësuar. Ndërkohë, tre persona u arrestuan në Vlorës pasi u kapën teksa po tentonin të vidhnin kabllon tre fazor të linjës elektrike pranë shkollës së ish- naftës. Ata janë diktuar nga roja private i kësaj zone, i cili sinjalizoi policinë. Kjo e fundit bllokoi si provë sasinë e kabllos së prerë si dhe një palë pinca. m.r/q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›