Te vegjlit insistojne ne korrigjimin e sistemit zgjedhor

Të majtët dhe të djathtët e vegjël në Komisionin e Reformës Zgjedhore kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pretendimin e tyre këto parti e argumentojnë me faktin se një ndërhyrje në sistem do të silte një përfaqësim më të drejtë të vullnetit të qytetarëve. Njëkohësisht, forcat politike do të përfaqësoheshin sipas forcës së tyre reale në Kuvend. Fatmir Mediu, Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule kundërshtojnë planin e punës së miratuar në komision, i cili parashikon vetëm adresimin e rekomandimeve të OSBEODIHR. Sipas tyre Kodi Zgjedhor që u zbatua në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës nuk solli përfaqësim të drejtë e të barabartë të votës së qytetarëve, sipas Mediut ai thjesht përmbysi në disfavor të të vegjëlve sistemin e “dushkut” që u zbatura në 2005-ën.
“Nëse në vitin 2005 partitë e vogla arritën të mernin deputetë nga partitë e mëdha nga sistemi “i dushkut”, në vitin 2009, thjesht u përmbys formula. Ndaj duhet një korrigjim i sistemit për përfaqsësim të drejtë të partive në parlament dhe të votës së qytetarvë”, u shpreh kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.
Me shumicë dërrmuese votash për zgjedhjet e 2009-ës u miratua në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor ndryshimi i sistemit, nga proporcional i përzier me mazhoritar, në proporcional rajonal.
Tashmë partitë e vogla kërkojnë që sistemi të korrigjohet në Kodin Elektoral, pa pasur nevojën e ndërhyrjes në Kushtetutë. Por për dy forcat e mëdha politike PD e PS, të cilat kanë dhe veton në komision, kryesore është zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve dhe procesi i administrimit të tyre të mos lërë shteg për kontestimin e zgjedhjeve. Kjo është paralajumëruar të jetë dhe baza e Opinionit të Komisionit të Venecias drejt të cilit përfaqësuesit e të dy palëve do të udhëtojnë të premten e 16 dhjetorit.