ERT e re, rikthehet Ilir Zela
Kuvendi votoi dje perberjen e re te keshillit Drejtues te Entit Rregullator te Telekomunikacioneve. Afrim Tonuzi, Jetmir Karini, Edlira Kasaj, Ilir Zela dhe Ilir Shehu jane anetaret me te rinj te ERT-se, te cilet do te drejtohen nga Ilir Shehu si kryetar. Anetaret u miratuan me nga 69 vota pro, vetem Ilir Zela arriti te marre 77 vota duke perfituar dhe nga deputetet e opozites. Sipas paralajmerimit te ministrit te telekomunikacioneve Sokol Olldashi anetaret rrezikojne shkarkimin si ai i bordit qe drejtohej nga Hydajet Kopani, nese brenda vitit nuk ulin cmimet e telefonise celulare.