E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ERT, korrupsion politik i qeverise”

“Qeveria kerkon kontroll mbi sektorin e telekomunikacionit per korrupsion politik dhe financiar”. Kjo ka qene akuza e radhes e ardhur nga selia roze, nje dite pas vendimit te qeverise per shkarkimin e te gjithe anetareve te Entit Rregullator te Telekomunikacionit. Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Sigurise dhe Administrates Publike te Asamblese Kombetare, Ylli Manjanim gjate nje komunikimi me mediat, duke u ndalur ne kete vendimm u shpreh se “me kete akt, qeveria rrembeu tashme edhe formalisht kompetencat e nje institucioni publik jo ne varesine e qeverise. Ky vendim i qeverise eshte i paligjshem”. Sipas tij, ky eshte nje moment dizekuilibri administrativ dhe politik i qeverise, e cila me kete akt ka krijuar nje vakuum institucional, duke i cele rrugen ninistrit te Transporteve te kryeje detyrat e entit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›