E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetesia, 71 persona heqin dore

Heqin dore nga shtetesia shqiptare 71 persona. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ka dekretuar kerkesen e plot 71 personave, qe nuk duan te mbajne me shtetesine shqiptare, por nje tjeter. Bazuar ne Kushtetute, por edhe ne ligjin per “Shtetesine Shqiptare”, Presidenti Topi firmosi kerkesen e bere nga ish-shtetasit shqiptare. Firma e tij u dha edhe pas propozimeve te bera nga ministri i Brendshem. Nga te dhenat e presidences, nuk kane qene te pakta rastet kur shtetas shqiptare kane kerkuar te heqin dore nga shtetesia e tyre. Raste te perseritura kane ndodhur dhe nje muaj me pare, ku nje numer i madh personash kerkuan, po nga Presidenti, me deshire qe te mos mbajne me shtetesine shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›