E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS pret PD per reformen zgjedhore

Partia Socialiste ne pritje te qendrimit te kampit blu mbi reformen zgjedhore. Pas takimeve te zhvilluara me grupin faktmbledhes te ODHIR-it, tashme mbetet qe partite parlamentare te gjejne gjuhen e perbashket mes tyre sa i takon kesaj ceshtje. Por nderkohe qe per Partine Socialiste keto takime rezulton mjaft pozitive, pasi, sipas vete eksponenteve te larte te kesaj partie, pikat e propozuara dhe te kerkuara me insistim nga selia roze u konsideruan si me te qendrueshme. Aktualisht, sipas selise roze, pritet reagimi i Partise Demokratike, qe te shprehet e gatshme dhe te percaktoje sakte qendrimin e saj mbi reformen zgjedhore, duke i hapur rruge keshtu dhe mbledhjes se tryezes per kete ceshtje. E ne kohen kur do te behet me dije ky qendrim, dy partite e medha do te therrasin ne tryeze, per te qene pjese e vendimmarrjes dhe Levizjen Socialiste per Integrim dhe Partine Republikane. Por ajo qe rezulton deri me tani lidhet me faktin se ne zgjedhje nuk do te shkohet me me lista te hapura, per te cilen PS ka marre dhe mbeshtetjen e ODHIR-it, si dhe po gjendet gjuha e perbashket per nje sistem proporcional rajonal. O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›