E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa “Celibashi”: Hetim financimit te partive

Rozeta Rapushi
Ne momentin kur partite politike kane ngecur ne reformen zgjedhore, Agjencia per Administrimin e Zgjedhjeve (ECA), propozon nje pakete rekomandimesh per daljen nga ngerci. Kryetari i agjencise, ish-kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, prezantoi dje rruget qe mund te vene ne levizje partite politike, duke sugjeruar nder te tjera dhe nje sistem zgjedhor me lista te hapura, ashtu sic e propozojne partite e vogla politike. Agjencia ne bashkepunim, se bashku me keshilltare nderkombetare per zgjedhjet si Nikolai Vulcanov i OHDIR, sugjeron rritje pragu per perfshirjen e partive ne Kuvend dhe shume kujdes ne perzgjedhjen e sistemit elektoral nga politika, qe, sipas tyre, mund te ishte edhe proporcional me liste te hapur. “Rritja e pragut elektoral do te sherbente si filter qe te lejoje perfaqesimin ne Kuvend vetem te atyre partive qe kane nje perqindje votash domethenese ne elektorat”, vleresojne ekspertet, duke kritikuar keshtu numrin e larte te partive te vogla qe aktualisht jane ne Kuvend.
Sipas studimit te bere nga ekspertet zgjedhore, rezulton se duhet te perzgjidhet nje sistem i tille zgjedhor, qe te garantoje nje mazhorance qeverisese te qendrueshme. Po keshtu, ekspertet mendojne se formula e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve duhet te dale brenda nje dite te vetme dhe zgjedhjet te zhvilloheshin me nje raund te vetem. Agjencia ne bashkepunim me ekspertet e huaj propozojne masa te rrepta ndaj komisionereve te zgjedhjeve dhe ndikimit te forcave politike gjate zhvillimit te procesit. Sipas rekomandimeve, partive duhet t’u kufizohet e drejta e nderrimit te shpeshte te komisionereve dhe KQZ duhet te marre masa te rrepta ndaj atyre qe shkelin ligjin.
Ekspertet sugjerojne ngritjen e nje grupi te pavarur kontrolli, qe do te hetonte mbi financimin e partive politike, ku i gjejne parate per fushatat luksoze e me shume shpenzime. Nje rekomandim i vecante lidhet edhe me proceduren e ankimimit te partive pas shpalljes se rezultatit. Procedure e cila nuk lejoi KQZ-ne per muaj te tere te shpalle rezultatin ne zgjedhjet e fundit vendore. “Dokumenti ruan parimet kushtetuese mbi te drejten, fshehtesine, barazine dhe lirine e votimit, ne menyre qe proceset e ardhshme zgjedhore te mos bien viktime e reformes se radhes”, tha Celibashi. Dokumenti iu dorezua partive politike dhe institucioneve, qe te merret parasysh ne reformen zgjedhore ne proces. Nderkohe qe komisioni, ka ngecur te perzgjedhja e sistemit elektoral qe nevojitet per vendin tone.
Propozimi
Agjencia per Administrimin e Zgjedhjeve (ECA) propozon nje pakete rekomandimesh per reformen zgjedhore. Paketa e cila iu dorezua forcave politike, sugjeron rritje te pragut elektoral, sistem zgjedhor me lista te hapura si dhe hetim te parave qe qarkullojne ne zgjedhje e me pak ndikime te politikes ne KQZ. Propozimet prekin dhe procedurat e votimit e shpalljen e rezultatit.
Ngrirja
Prej me shume se kater muaj, komisioni per reformen zgjedhore eshte bllokuar. Partite kane ngecur te perzgjedhja e sistemit elektoral. PD-PS kane rene dakord paraprakisht per disa ceshtje te sistemit, por variantet e tyre kundershtohen nga partite e vogla politike. Ato jane kunder zhvillimit te zgjedhjeve me lista te mbyllura dhe rritjes se pragut.
Takimet
Per te nxjerre nga kriza e reformes zgjedhore politiken shqiptare, pak dite me pare ne Tirane erdhi dhe nje delegacion i ODIHR-it drejtuar nga Nikolai Vulcanov, i cili u mundua per te futur palet ne negociata. Delegacioni zhvilloi takime vecmas me kreret e komisionit te reformes dhe anetaret e partive te vogla.
Rekomandimet per reformen
Kushtetuta percaktoje qe ligji per “Zgjedhjet ne Kuvend dhe organet e qeverisjes vendore” te miratohet jo me pak me 3/5 te votave te gjithe deputeteve.
Sistemi zgjedhor te jete i thjeshtezuar dhe te garantoje nje zhvillim, administrim te procesit te votimit, si dhe shpallje te rezultatit mundesisht ne nje dite te vetme.
Votimet te zhvillohen me nje raund dhe formula e nxjerrjes se rezultatit perfundimtar te mos lidhet shume me zhvillimin e zgjedhjeve ose shpalljen e rezultatit ne njesi zgjedhore te vecante.
Sistemi zgjedhor te siguroje nje mundesi te madhe per nje mazhorance qeverisese te qendrueshme.
Panevojshmeria per te pasur nje numer te madh partish te perfaqesuara ne Kuvend, mund te justifikoje zgjedhjen e nje sistemi qe lejon perfaqesimin ne Kuvend vetem te atyre grupeve, te cilat kane nje perqindje votash domethenese.
Sistem qe harmonizon interesat mund te jete sistemi proporcional me lista te hapura.
Zgjidhje mund te ishte sistemi elektoral, i cili garanton ne cdo rast nje numer vendesh te caktuara paraprakisht per grupet etnike, sociale.
Nje sistem zgjedhor mazhoritar i paster, nje sistem proporcional me liste te hapur, rajonal.
Te eliminohet ndikimi i partive politike ne vendimmarrjen e KQZ-se. Kodi Zgjedhor te parashikoje sanksione ndaj komisionereve qe shkelin rregullat.
Te ndryshohet ligji ne krijimin e nje sistemi profesional e te pavarur auditi qe te mundesonte nje procedure te vertete hetimore per financimet dhe shpenzimet e partive politike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›