E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria kalon ligjin e qeverise

Komisioni i Sigurise vendosi dje me shumice votash qe te lejoje ligjerisht edhe Policine e Shtetit apo SHKB ne Ministrine e Brendshme te pergjoje telefonat. Me gjithe kundershtimin e opozites se majte, por edhe anetareve te mazhorances, Ndokaj e Hasanbelliu, komisioni miratoi me 5 vota pro, 2 kunder dhe 1 abstenim projektligjin e qeverise. Vendimi u mor pasi u degjua edhe ne kete komision te ministrit te Brendshem, Bujar Nishani. “Nuk ka mundesi abuzimi ne kete mes. Me ndryshimet ne ligj, pergjimet mund te kryhen edhe nga oficeret e policise gjyqesore, me qellim qe te mbaje gjithsekush pergjegjesite e veta”, sqaroi Nishani. Por, sipas deputetit Lutaj, ndryshimet duhet te ishin bere pasi te mbyllte punen komisioni hetimor per pergjimet e paligjshme. R.R.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›