Kosove rezultatet paraprake. PDK merr 4 komuna AAK nje

Një ditë pas përsëritjes së zgjedhjeve në pesë komuna, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake në nivel vendi për partitë politike, por duke mos përfshirë qytetin e Mitrovicës ku ky institucion vendosi që të përsëriten zgjedhjet me 23 janar. Sipas KQZ-së, pa votat e Mitrovicës PDK ka PDK 32.0 për qind LDK 24.7 për qind, Vetëvendosja 12.6 për qind, AAK 11.2 për qind, AKR 7.3 për qind LDD 2.2 për qind dhe FER po ashtu 2.2 për qind. Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha në përqindjet e partive politike janë futur edhe votat e rinumëruara. Ajo tha se shpreson se pas rivotimit në Mitrovicë të përmbyllet ky proces i stërzgjatur zgjedhor.
“I tërë procesi pritet të përfundoi pas rivotimit në Mitrovicë dhe pasi të përfundojnë afate ligjore për ankesa dhe besoj se ky është fundi i këtyre zgjedhjeve”, tha Valdete Daka, Kryetare e KQZ-së. KQZ ka shpallur edhe rezultatet preliminare për pesë komunat në të cilat të dielën u përsëriten zgjedhjet. Në Deçan ka fituar AAK me 57.7%, në Skenderaj PDK me 96.1%, në Drenas PDK me 92.0% , në Drenoc – Malishevë PDK me 81.24%, dhe në Shalë – Lipjan PDK me 89.3%. Daka pranoi se ka pasur parregullsi por ato sipas saj nuk e dëmtojnë procesin në tërësi. “Rezultati i djeshëm ka qenë i rregullt me disa parregullsi të cilat janë raportuara. Ka pasur ndalje të rrymës, votime familjare, ka pasur vëzhgues me ID të skaduar etj”, tha ajo. Daka tha se parregullësitë nuk e dëmtojnë procesin në tërësi.
Bul Salihu