Fundi i Gadafit shenon nje pike te re zhvillimi per tregun e naftes
Fundi i Gadafit shënon një pikë të re zhvillimi edhe për tregun e naftës.
Për Libinë janë të shumta nyjet që duhen zgjidhur.
Libia në fillim të vitit ishte vendi i 17 prodhues i naftës në botë, i treti në Afrikë dhe natyrisht 85% e eksportit të këtij produkti shkon drejt Europës.
Aktualisht, është e vështirë të vlerësohet shpejtësia me të cilën do të riaktivizohen puset petrolifere, impiantet e trajtimit dhe rrjetet e tubacioneve të karburanteve.
Por është akoma më e vështirë të parashikohet pozicioni i shoqërive të mëdha të këtij sektori.
Francezja Total, promotori i parë i ndërhyrjes, duket se do të rinis e favorizuar, por diplomacia duhet të gjejë një ekuilibër në lidhje me Britaninë e madhe mbi drejtimin e ardhshëm të aktiviteteve ushtarake në zonë.
Ndër të tjera, duhen inspektuar lëvizjet programatike të nisura nga Pekini dhe ato institucionale që do të zhvillohen me anëtarët e tjerë të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës, ku Libia bën pjesë.
Kështu, vdekja e diktatorit libian shënon një fazë të re të zhvillimeve, duke hapur një mundësi të nisjes së rimëkëmbjes së prodhimit dhe të shitjes së naftës.
Situata aktuale tregon nevojën për të kryer ndërhyrje të shumta dhe të realizuara me siguri.
Tetë muaj të karakterizuar nga rrëmuja, luftëra, bombardime dhe sabotime kanë shkatërruar struktura të ndryshme.
Por më i rëndësishmi është natyrisht sektori i hidrokarbureve.
Lënda e parë libike është e një cilësie shumë të lartë, kjo ka bërë që rafineritë europiane të kenë një interes edhe më të madh për naftën, duke rritur importin nga Libia me 85%.
Por rëndësia e këtij vendi bëhet akoma më i madh nëse do të merrej parasysh se rezervat e saj të naftës zënë vendin e parë në të gjithë kontinentin afrikan.