Idrizi ne Korce Respektoni Censusin deklaroni kombesine shqiptare
PDIU ka vijuar turin e saj në rrethe, duke u ndalur pasditen e sotme në qytetin e Korçës.
Në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike, kreu i saj Shpëtim Idrizi, u ka bërë thirrje banorëve të këtij Rajoni, që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave dhe të deklarojnë kombësinë e tyre shqiptare.
Idrizi është shprehur kundër qëndrimit të disa organizatave, të cilat u kanë bërë thirrje shqiptarëve që të grisin fletët e formularit,ku duhet të deklarohet kombësia dhe feja,pasi kjo, sipas tij, mund të çojë në daljen e të dhënave jo reale të përbërjes së popullsisë në vend.
Nga ana tjetër, kreu i PDIU-së ka theksuar se deklaratat e partive dhe organizatave që përfaqësojnë minoritetin,për mosnjohje të rezultateve të Censusit, tregon se ky proces nuk është mundur të manipulohet.
Ndërkaq, Idrizi ka përsëritur nga Korça kërkesën e vazhdueshme të forcës politike që ai përfaqëson për largimin e konsullit grek Teodoro Ikonomus, i cili sipas tij, ka fyer jo vetëm qytetarët e Korçës, por mbarë shqiptarët me qëndrimet e tij nacionaliste.