EULEX: Hetim policëve kontrabandistë

Nëse vërtetohen akuzat për kontrabandë ndaj 16 pjestarëve të EULEX-it, atëherë ndaj tyre do të ndërmerren masa. Kështu u shpreh Shefi i EULEX-it Yves De Kermabon, duke shtuar se së pari duhen pritur rezultatet e hetimeve, ndërsa Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vlerëson se pjestarët e misionit evropian duhet t’i nënshtrohen ligjit si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës.
“Së pari duhet të presim rezultatin e hetimeve që janë në vazhdim, përpara se të nxjerrim përfundime.Kam reaguar shumë shpejt. Jemi në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me kolegët rumunë, por edhe me autoritetet e Brukselit.Dhe nëse vërtetohet kjo akuzë atëherë do të ndërmerren masa sepse kjo është e papranueshme për EULEX-in”, tha Yves De Kermabon, Shef i EULEX-it.
“Askush nuk është mbi ligjin, dhe ligji duhet të veprojë ndaj të gjithëve njësoj. Ata kanë status të imunitetit ndërkombëtarë por ligjet ndërkombëtare duhet të veprojnë ndaj tyre. Kanë qenë njerëz të strukturës së EULEX-it, unë besoj se edhe hulumtimet rreth gjithë asaj që ka ndodhur nga ana e EULEX-it do të bëhet si duhet dhe prandaj duhet të merren veprime korrekte”, tha Fatmir Sejdiu, Presidenti i Kosovës.
Ndërkohë, kreu u EULEX-it shprehu shqetësimin për reputacionin e EULEX-it dhe në veçanti atë të Kosovës. “Sigurisht që jam i shqetësuar për imazhin e EULEX-it, por më tepër jam i shqetësuar për imazhin e Kosovës, pasi ne jemi këtu më shumë për suksesin e Kosovës sesa të EULEX-it”, vijoi De Kermabon.
Ndërkaq, EULEX-i ka nisur hetimin e brendshëm ndaj 16 pjesëtarëve rumunë të këtij misioni, të cilët u ndaluan nga doganierët maqedonas duke transportuar sasi të mëdha duhani dhe alkooli gjatë kthimit në vendlindje.
Bul Salihu