E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, banorët bllokojne hyrjen e fabrikës së çimentos

FUSHE KRUJE-Banorët e fshatit Picrrakë janë hedhur sërish në protestë sot në mëngjes.

Ata kanë bllokuar hyrjen e fabrikës së çimentos dhe nuk kanë lejuar punonjësit as mjetet të hyjnë brenda dhe te vazhdojnë punën.

Është dashur ndërhyrja me forcë e policisë që protestuesit të lironin hyrjen e fabrikës.

Banoret kërkojnë dëmshpërblim për tokën nga firma greke Titan e cila ka ndërtuar fabrikën e çimentos. Ata fajësojnë firmën përgjegjëse se nuk ka zbatuar kontratën e dëmshpërblimit financiar për tokën dhe as për ndotjen që shkakton fabrika. 

Banorët e fshatit Picrrakë kanë protestuar dhe herë të tjera, madje edhe para pushtetit lokal por thonë se ende nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur nga autoritetet përkatese.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›