Raporti: Shqiptaret flalis 2 ore, cdo muaj ne celular
TIRANE- Shqiptarët, tani shpenzojnë më shumë kohë në komunikimin me telefoninë celulare. Ulja e tarifave, kryesisht brenda grupit, nga kompanitë celulare u ka dhënë mundësi shqiptarëve të flasin më gjatë me të afërmit dhe miqtë.
Raportit vjetor për vitin e kaluar, i paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare tregon se konsumi mesatar mujor i thirrjeve telefonike është rritur nga 45-81 minuta në muaj, (2008) në 103-137 minuta në muaj. në 2009.
Raporti vëren se deri në fund të vitit 2009 është rritur në mënyrë të konsiderueshme dhe numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme.
Në Shqipëri vlerësohet të ketë arritur në 4.16 milionë, çka përbën një rritje me 40 për qind, apo 1.2 milionë përdorues më shumë krahasuar me fundvitin 2008.
Bazuar në këto të dhëna, norma e penetrimit (norma e përdoruesve për 100 banorë) arriti 129 për qind, krahasuar me 92 për qind që ishte më 1 korrik 2008. Kjo shifër është më e lartë se niveli mesatar, prej 119 përqindësh, në vendet e Bashkimit Evropian.
Raporti vëren se kompanitë celulare rezultojnë me ulje të fitimit, kjo në sajë të rritjes së konkurrencës. Tri kompanitë celulare kanë siguruar rreth 462 milionë dollarë të ardhura, por kjo shifër është 3 për qind më pak se të ardhurat në total të vitit 2008. Sipas AKEP-it, "rënia e të ardhurave është shkaktuar nga reduktimi i të ardhurave të AMC-së dhe 'Vodafone Albania', ndërsa 'Eagle Mobile' ato i janë rritur afërsisht 7 herë. Në fund të 2008-s, 'Eagle Mobile' kishte një peshë në treg me 1 për qind, ndërsa në vitin 2009 me 9 për qind". Raporti vëren se 94% e klientëve përdorin kartat e rimbushjes.
(s.g/balkanWeb)