Liverpul i lodhur, humb në shtëpinë e Atletikos
TIRANE- Liverpuli është mundur 1-0 mbrëmë në "Vicente Kalderon" përballë Atletikos së Madridit, duke komplikuar jo pak shanset për të shkuar në finalen e Europa League.
Udhëtimi prej 1500 kilometrash me tren dhe autobus duket se ka ndikuar jo pak në paraqitjen e skuadrës së Rafa Benitez, që tashmë i duhet të përmbysë një rezultat jo shumë të favorshëm javën e ardhshme në "Anfield Road".
Diego Forlan në minutën e 9-të ka qenë autori i golit për Atletikon e Madridit, që edhe pse pa yllin e saj Serxhio Aguero, ka ditur të marrë një fitore të rëndësishme përballë një ekipi tepër të fortë në arenën europiane. Përpos kësaj, asgjë nuk ka mbaruar në këtë sfidë, pasi Liverpuli ka treguar edhe në të shkuarën që mbetet një skuadër e frikshme në Kupat e Evropës. Të kuqtë dëshirojnë të shpëtojnë sezonin, duke fituar këtë kompeticion, duke qenë se në kampionat gjërat janë duke shkuar mjaft keq. Ndërkohë, në takimin tjetër të luajtur mbrëmë, Fulhami i Roi Hodgson bëri surprizën e radhës, duke dalë i pamundur nga "Nordbank Arena" e Hamburgut, stadiumi ku do të luhet finalja e Europa League.
Anglezët kanë eliminuar skuadra si Juventus apo Volfsburg dhe vazhdojnë të mbajnë gjallë ëndrrën. Skuadra gjermane nuk mundi të gjejë dot golin e fitores, duke lënë gjithçka të hapur për në Londër javën tjetër. Hamburgu ka patur shumë raste për të shënuar, por nuk ka mundur dot ta bëjë një gjë të tillë përballë tifozëve të vet.
Ndersa skuadra londineze e Fulhamit mund të konsiderohet pa frikë një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni të Europa League. Në ndeshjen e mbrëmshme, anglezët dolën me një barazim 0-0 nga Hamburgu, ndërsa kanë eliminuar tashmë Juventusin e Volfsburgun. Ndeshjet e kthimit luhen pas një jave, ndërsa finalja luhet më 15 maj në Hamburg.
(GSH/BalkanWeb)