E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet e integrimit

Serbia nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk realizon një bashkëpunim të mirë me autoritetet e Prishtinës.

“Synimi im kryesor është integrimi në BE i të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, qoftë nëse ata janë serbë, shqiptarë apo të kombësisë tjetër”, tha Ulrike Lunacek, raportuese e posaçme e Parlamentit Europian për Kosovën.

Për t'u arritur ky qëllim, ka porositur ajo, nuk duhet shikuar nga e kaluara por drejt së ardhmes. Kontestimi i pafund i pavarësisë së Kosovës, kurrsesi nuk ndihmon.

“Nuk po shoh se dëshira e Qeverisë serbe për ta integruar Kosovën është reale, prandaj mendoj se përgjegjësi e saj është që në mënyrë të drejtë të informojë qytetarët e Serbisë që gradualisht t'u bëhet e qartë se ardhmja e përbashkët dhe bashkëpunimi në kuadër të BE’së do të jetë zgjidhja më e mirë”, ka deklaruar ajo, në një intervistë për gazetën “Danas” të Beogradit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›