E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëllohet me gurë autobusi me turistë

Incidenti

Paraditen e djeshme është qëlluar me gurë autobusi i një agjencie kosovare me turistë. Shoferi i autobusit, një 50-vjeçar nga Suhareka, tha se në vendin e quajtur Përbreg disa fëmijë që kullotnin delet dhe lopët kanë qëlluar me gurë në drejtim të autobusit duke thyer xhamin e parë. “Patëm frikë të madhe kur na qëlluan, disa pasagjerë ulëritën nga tmerri, nuk e mendoj se si mund të qëllohet mjeti në rrugë, duam të denoncojmë, por nuk na premton koha, ndoshta nesër në kthim do të ndalojmë në polici”, thotë shoferi nga Suhareka. Ndërkohë, drejtues të policisë së Qarkut Kukës, po merrnin masa për të zbardhur rastin. Ndërkaq, banorët e fshatrave ku kalon autostrada, në rrethin e Kukësit dhe Mirditës, kanë prishur edhe sinjalistikën e rrugës duke treguar se nuk pajtohen me qytetërimin dhe se me to nuk po punohet aspak nga askush.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›