EULEX: Pavarësi e mbikëqyrur edhe për të paktën dy vjet
Këto komente erdhën pak ditë pas deklaratës së kreut të qeverisë i cili pojoi se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës po i vjen fundi. Sipas tyre, megjithë arritjet gjatë këtyre viteve, kanë mbetur edhe disa fusha ku duhet të punohet më tej për të zbatuar Planin gjithëpërfshirës të Marti Ahtisarit.
“I takon Grupit Drejtues Ndërkombëtar që të përcaktojë ndryshimet e mëtejshme në aktivitetin dhe strukturën e ICO-së, natyrisht duke marrë plotësisht parasysh edhe mendimin e qeverisë së Kosovës. Megjithatë, duhet theksuar se kanë mbetur edhe një varg fushash në të cilat duhet arritur zbatimi i rregullt dhe i plotë i dispozitave të PGJS-së”, është shprehur zëdhënësi i ICO-së, Mekgufie.
Të njëjtin vlerësim kanë bërë edhe përfaqësuesit e misionit të EULEX-it. Shefja për informim e këtij misioni, Karin Limdal, duke kujtuar faktin se ky mision është ftuar në Kosovë nga përfaqësuesit e institucioneve të vendit, ka deklaruar se “27 vendet anëtare të BE-së kanë dhënë pëlqimin për operimin e misionit dhe ky mandat vetëm sa është vazhduar edhe për dy vjetët e ardhme, deri në qershor 2012”.
“Qëllimi i misionit të EULEX-it dhe institucioneve lokale në vend është që institucionet e drejtësisë të marrin përvojë të mjaftueshme në mënyrë që të garantohet respektimi i rendit dhe i ligjit. Kështu EULEX-i mund të fillojë transferimin e kompetencave ekzekutive dhe gradualisht të largohet nga Kosova. Por kjo varet edhe nga përmirësimet që do të bëhen në Policinë e Kosovës, në sistemin gjyqësor dhe në dogana”, ka kujtuar ajo.
Ndërsa zyrtarët e KFOR-it nuk kanë dashur të komentojnë rreth deklaratës së kryeministrit Thaçi. Zëdhënësi i KFOR-it, Michael Kotting, vetëm ka kujtuar se mandati i misionit të KFOR-it është dhënë në bazë të Rezolutës 1244 dhe sipas këtij mandati qëllimi kryesor i këtij misioni është që të ofrojë ambient të qetë e të sigurt dhe liri lëvizjeje për të gjithë qytetarët e Kosovës.