E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshillat e mikut

Pas një mungese të gjatë, ka ardhur sërish në Kosovë. Kësaj radhe jo për të ndërtuar shtëpitë e djegura, por për të ndihmuar shqiptarët në përmirësimin e imazhit të shkatërruar para botës nga raporti i Dick Martyt. Ky është gjermani Rupert Neudeck, i cili premton angazhim që me miqtë e tij nga Kosova të kaluarën e këtij vendi ta paraqesë drejt dhe ashtu siç është në të vërtetë. Neudeck, ish-drejtues i “Cap Anamur”, flet për Express. Nga Nexhmije Ahmeti më 18 janar 2011 në ora 08:15

Është shqetësuar kur ka dëgjuar për raportin e Dick Martyt për Kosovën. E pranon se imazhi vendit është shkatërruar në sytë e shumicës së evropianëve të painformuar. Por, më shumë se kaq, shprehet i zhgënjyer me reagimin e vakët të Kosovës. Ky është Rupert Neudeck.

Express: Cila është arsyeja e ardhjes tuaj në Kosovë pas kaq kohësh?
Rupert Neudeck: Jam kthyer për shkak të raportit të Dick Martyt.

Express:Pse, çfarë lidhje keni ju me këtë çështje?
Rupert Neudeck: Jam pikëlluar shumë dhe menjëherë kam ardhur. Por, edhe më herët e kam ditur se këmba ime prapë do të shkelë këtu. Kam biseduar me shokët e mi Skenderin (Xhakaliu) dhe Enverin (Hoxhaj) e pastaj kam ardhur.

Express: E keni lexuar raportin?
Rupert Neudeck: Ajo çka është më e rëndësishme nuk përshkruhet aty. Kjo është detyrë e re, e cila do t’i mbetet ta bëjë gjenerata e re e Kosovës. E ajo është aspirata për çlirim. Dhe kjo mungon në këtë raport. Ndoshta edhe nuk është detyra e raportit të merret me të. Ky raport për atë arsye është i keq, i cili dëshiron që neve që jetojmë në Evropë të na japë një pamje që të gjithë shqiptarët janë kriminelë. Dhe kjo është një arsye më shumë që ky raport të merret seriozisht dhe unë jam pak i pikëlluar që nuk ka reagim të detajuar për secilin paragraf nga Qeveria e Kosovës. Në të njëjtën kohë duhet ta tregojmë edhe historinë tjetër të Kosovës. Është koha që tani të tregohet historia e këtij vendi, që britanikët e quajnë histori narrative.

Express: Ju keni qëndruar gjatë në Kosovë?
Rupert Neudeck: Pesë vjet. Kam vizituar të gjithë vendet e mundshme të Kosovës.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›