E Shtunë, 31 Tetor 2026

Targat e reja ne shkurt

Brenda pak javësh do të nisë vendosja e targave të reja, të cilat plotësojnë standartet europiane. Fillimisht targat do të vendosen tek të gjitha automjetet dhe mjetet që do të hyjnë në qarkullim në Shqipëri. Në Drejtorinë e Shërbimit të Transporteve sqarojnë se targat e reja do të shmangin dhe abuzimet me mjetet e vjedhura, apo përdorimin e targave në disa lloje mjetesh.

"Aplikimi me targa të reja do të fillojë shumë shpejt, bëhet fjalë rreth muajit shkurt, për pak ditë sa të përfundojë procedura e tenderimit të targave. Do të aplikohen vetëm për personat që bëjnë targime të reja, ndryshojnë pronësinë, ose për persona të cilët kanë dëshirë. Vlera e targës do jetë e njëjtë sic ka qenë deri sot. Janë rreth 24 lloje targash, kanë ndryshuar të gjitha targat", tha Kozeta Gina, drejtore e Drejtorisë së Informacionit, DPSHTR.

Targat e reja do të përmbajnë dy gërma, tre numra dhe sërish dy gërma. Në to nuk do të specifikohet se në cilin rreth të Shqipërisë është targuar mjeti. Po kështu, targa do të përmbjaë një shqiponjë blu me siglën AL, si dhe vitin e hyrjes së mjetit në vendin tonë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›