Seria A Lacio Roma dhe Juve vjedhin tri piket ne fund

Udineze konfirmoi gjendjen e mire dhe mundi Xhenoan 4-2. Bresha mori tri pike jetike perballe Parmes
Takimet e vlefshme per javen e 20-te te Serise A jane ndeshjet e para te pjeses se dyte te sezonit 2010-2011 kane dhuruar gola dhe shume emocione. Themi keshtu duke qene se Lacio Juventusi dhe Roma kane vuajtur perballe skuadrave te cilat ne leter kane qene inferiore por qe ne fushe jane mundur vetem ne minutat e fundit. Perpos triumfit te ekipeve te lartpermendura tri pike te rendesishme mori edhe Udineze ne transferten e veshtire te Xhenoas.
Juventusi sheh drite ne fund te tunelit
Edhe pse me shume veshtiresi skuadra e Juventusit arriti dje qe te merrte tri piket qe i mungonin prej tri takimesh. Themi keshtu pasi fitorja e fundit e Juventusit ne Serine A daton me 12 dhjetor 2010. Ne Olimpico skuadra e Del Nerit kishte mundur Lacion 2-1 dhe me pas per ta ra nata. Ne tri takimet e radhes bardhezinjte barazuan me Kievon 19 dhjetor humben me Parmen 6 janar dhe Napolin 9 janar. Por dje ne Olimpico te Torinos fale supergolit te realizuar me goditje denimi te kapitenit Del Piero qe iu pergjigj hungarezi Rudolf dhe volese se Alberto Akuilanit ekipi i Del Nerit i dha fund krizes duke marre tri piket e para te ketij viti. Zonja e Vjeter pati shume veshtiresi per te gjetur rrugen e golit pasi per momentin te tre sulmuesit e saj kryesore Kualjarela Amauri dhe Toni mungojne per shkak demtimesh.
Lacio nuk humb terren kap Napolin ne vendin e dyte
Nje tjeter skuader e madhe qe arriti tri piket me shume veshtiresi ishte edhe formacioni i Edi Rejas. Skuadra e Lacios ne perballjen me Sampdorian ne Olimpico te Romes mori tri pike jetike. Ekipi kryeqytetas iu fal 21-vjecarit cek Libor Kozak i cili shenoi kater minuta nga fundi i kohes se rregullt. Suksesi i djeshem e ngjiti Lacion ne kuoten e 37 pikeve ne vendin e trete aq sa Napoli i vendit te dyte. Kujtojme se ne javen e pare te Serise A ekipi i Sampdorias e mundi ne Xhenoa Lacion 2-0.
Roma e Totit fiton fale nje autogoli
Ne Stadio Dino Manuzzi te Cezenes skuadra e Romes mori nje fitore te vuajtur fale nje autogoli te realizuar nga Pelegrino ne minuten e 89-te. Ekipi i Ranierit qe vjet rivalizoi me Interin deri ne javen e fundit te kampionatit u duk i zbehte dje pasi per asnje moment nuk vuri ne veshtiresi kuajt e detit. Duhet thene se ne kete paraqitje te dobet te verdhekuqve nje pjese te mire te fajit e kishte kapiteni Francesko Toti. Ky i fundit pas polemikave qe pati me Ranierin nje jave me pare trajneri ne fjale e aktivizoi numrin 10 vetem ne 2 minutat e fundit ndaj Sampdorias arriti qe te merrte nje vend ne formacionin e pare qe u paraqit dje perballe Cezenes se Bogdanit. Zgjidhja e Ranierit u pa qarte se ishte e detyruar nga ambienti verdhekuq qe eshte gati te sakrifikoje nje sulmues si Borielo 9 gola ka realizuar deri me tani per Totin qe ne fushe nuk jep me asgje.
Te tjerat
Nje fitore spektakolare mori dje Udineze ne fushen e Xhenoas. Ne stadiumin Luigi Ferraris ekipi i Guidolinit realizoi plot kater gola me ane te Armeros 27 Di Natales 56 Sancezit 70 dhe Denisit 90. Nderkohe qe te zotet e shtepise shenuan dy gola te pavlere nepermjet Milanetos 47 dhe Destros 58. Nderkohe qe ne stadiumin Angelo Massimino Katania vendase dhe Kievo ndane nga nje pike pas barazimit 1-1. Per sa i perket ndeshjes qe u zhvillua ne stadiumin Mario Rigamonti Bresha vendase ringjall shpresat per mbijetese pas suksesit 2-0 qe mori ndaj Parmes. Nderkaq ne Sardenje Kaljari mposhti 3-1 Palermon. Tre golat per ekipin e drejtuar nga Donadoni u realizuan nga Matri 23 Nocerino 48 autogol dhe Biondini 55. Per skuadren e Delio Rosit golin e vetem e realizoi talenti argjentinasi Havier Pastore ne te 50-n minute.
Fikadenti nderron mendje Bogu vjen pas Budanit
Situata e Erion Bogdanit tek Cezena duket se nuk eshte me ajo e fillimsezonit. Tashme hierarkia tek ekipi i kuajve te detit ka ndryshuar. Themi keshtu pasi golashenuesi me i mire i ekipi romanjol Erion Bogdani prej ndeshjes Cezena-Xhenoa eshte luajtur me 9 janar nuk eshte titullar. Ne kete takim Bogu qe ne Serine A kete vit ka shenuar 4 gola mori vendin e Igor Budanit vetem ne minuten e 65-te. Keshtu trajneri Masimo Fikadenti qe ne fillim te kampionatit tregoi se kishte zgjedhur shqiptarin per aftesite e tij ne zone nxori si sulmues te pare shtatlartin kroat. Po ashtu edhe ne takimin e djeshem ndaj Romes Bogdani u aktivizua vetem ne minuten e 82-te. Keto dy takime mbase jane shume pak per te kuptuar nese Fikadenti preferon apo jo Bogun. Mbase tekniku romanjol mund te kete zgjedhur Budanin dje me qellim qe te clodhe shqiptarin duke qene se dy ndeshjet e radhes se Cezenes do te jene te zjarrta pasi do ti luaje ne Giuseppe Meazza te Milanos. Me 19 janar ekipi romanjol do te luaje me Interin takim ky i prapambetur pasi ishte planifikuar per tu luajtur ne dhjetor atehere kur Interi shkoi ne Lindje te Mesme per te zhvilluar Kupen e Botes per Klube ndersa me 23 janar perballe kuajve te detit do te jene lideret e Serise A Milani.
Seria A java e 20-te
Te shtunen
Napoli 0 - 0 Fiorentina
Inter 4 - 1 Bolonja
Dje
Kaljari 3 - 1 Palermo
Breshia 2 - 0 Parma
Katania 1 - 1 Kievo
Cezena 0 - 1 Roma
Xhenoa 2 - 4 Udineze
Juventus 2 - 1 Bari
Lacio 1 - 0 Sampdoria
Lece - Milan ora 2045
Klasifikimi Pike Nd.
1 Milan 40 19
2 Napoli 37 20
3 Lacio 37 20
4 Roma 35 20
5 Juventus 34 20
6 Inter 32 18
7 Palermo 31 20
8 Udineze 30 20
9 Kaljari 26 20
10 Sampdoria 26 19
11 Fiorentina 24 19
12 Kievo 23 20
13 Xhenoa 23 19
14 Parma 22 20
15 Katania 22 20
16 Bolonja 22 20
17 Cezena 19 19
18 Bresha 18 20
19 Lece 18 19
20 Bari 14 20