Shkupi, përballë "kulaçit dhe kërbaçit"
Kriza diplomatike e fundit mes Kosovës dhe Maqedonisë, si pasojë e anulimit të vizitës së Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu, në Shkup, nuk është pritur aspak mirë në Bashkimin Evropian, zyrtarë të lartë të të cilit, sikurse vënë në dukje burime të mirinformuara në Bruksel, kanë deklaruar ditët e fundit se nuk është mirë që të dy vendet merren me formën në vend që të përqendrohen te përmbajtja e marrëdhënieve mes tyre. Publikisht, sidoqoftë, nga Brukseli zyrtar nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me anulimin e vizitës së Presidentit të Republikës së Kosovës në Maqedoni dhe ftohjen eventuale, si pasojë, të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Brukseli ka mbajtur një qëndrim të rezervuar, ndërkohë që të gjitha mesazhet e lëshuara këto ditë nga ai linin të kuptohej qartë se të dy qeveritë dhe të gjithë aktorët politikë në Kosovë dhe Maqedoni duhet të punojnë për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, në vend që t‘i prishin ato.
"Ne inkurajojmë zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve (Kosovës dhe Maqedonisë) dhe kemi mendimin se ata duhet të bëjnë maksimumin e përpjekjeve në këtë drejtim", vuri në dukje këto ditë në një deklaratë të saj znj. Kristina Galah, zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Havier Solana, duke mos hyrë në detaje se cili nga të dy vendet është përgjegjës për krizën diplomatike dhe sesi duhet të zgjidhet ajo. Megjithëse bëhet fjalë për një çështje bilaterale, për BE-në është e rëndësishme që të gjithë: qeveria dhe partitë politike maqedonase e shqiptare në Maqedoni, të ndiejnë përgjegjësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy shteteve, tha znj. Galah në përgjigje të një pyetjeje që iu bë asaj në Bruksel se nëse ishte e pranueshme që partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, për hir të interesave të Kosovës, duhej të vinte në pikëpyetje koalicionin qeverisës, ku ajo është partnere, në Maqedoni. Jo zyrtarisht, sipas medias maqedonase, thuhet se në Bruksel presin që Shkupi dhe Prishtina ta mbyllin këtë çështje dhe të shohin drejt së ardhmes, por se cili ka qenë ose do të jetë roli i BE-së për shuarjen e kësaj krize të ndërsjellë mes të dy vendeve askush nuk bën komente në Bruksel.
Në qarqet politike maqedonase vihet në dukje se kriza diplomatike me Kosovën ndodhi në një periudhë mjaft delikate për Maqedoninë, kur në Bruksel për Shkupin po përgatitet, sikurse vë në dukje media maqedonase, një skenar i "kulaçit dhe i kërbaçit", ku zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet fqinje ka një rëndësi primare. Sipas medias që u referohet burimeve anonime në Bruksel, "kulaçi" ka të bëjë me heqjen e vizave Maqedonisë nga vendet e BE-së, që tashmë është premtuar se do të realizohet brenda një kohe të shkurtër, dhe me përcaktimin e datës së fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të saj (Maqedonisë) në BE, kurse "kërbaçi", nga ana tjetër, ka të bëjë me presionin mbi këtë vend që të pranojë të ndërrojë emrin dhe, kështu, të zgjidhet më në fund mosmarrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për këtë çështje.