Komisioni i ligjeve nis nesërseancat dëgjimore mekandidatët e Gjykatës së Lartë
TIRANË- Komisioni parlamentar i Ligjeve nis nesër seancat dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, të propozuar në dekretet e emërimit nga Presidenti i Republikës.
Sipas axhendës zyrtare të komisionit, seria e seancave dëgjimore do të nisë të mërkurën me kandidatin Medi Bici, për të vijuar më pas me dy kandidaturat e tjera, Sokol Çomo dhe Vexhi Muçmataj.
Nisja e diskutimit të dekreteve do të bëhet pas plotësimit të dosjes së secilit kandidat me informacione nga disa institucione si, Prokuroria, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Dhoma e Avokatisë.
Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, dekretet e Presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të depozituara për shqyrtim në parlament më 25 maj, do të programohen për t'u votuar në seancë plenare sapo të jenë gati.
(e.n/ata/BalkanWeb)