E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, festohet për të 6-tin vit, dita e shtegëtarëve

LEZHË- Lezha prej 6 vitesh është kthyer në epiqendër të festës tradicionale, e cila që në vitin 2006 është pagëzuar me emrin "Dita e Shtegtarëve”.

Që në vitin 2006 është vendosur në hyrje të sheshit ‘Obelisku i Shtegtarëve’, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë, “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”.

Në kuadër të kësaj dite janë organizuar një sërë aktivitetesh që nisen me vizitën e emigrantëve në ambjentet e Bashkisë, për të vijuar më pas me vendosjen e buqetave me lule tek ‘Obelisku i Shtegtarëve’.

Të pranishmit në këtë event vizituan edhe panairin me punime artizanale, si edhe prodhime vendase.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›