Analistet komentojne raportin e OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet vendore

Analiste te jetes politike ne Shqiperi pohuan se raporti i OSBE/ODIHR-it ishte nje raport realist qe preku me saktesi dhe guxim plaget qe ka demokracia shqiptare ne proceset zgjedhore. Ish-kryetari i KQZ-se dhe drejtues i Institutit per Zhvillimin e Institucioneve Demokratike dhe Sistemeve Zgjedhore Kristaq Kume thote se raporti konstaton se partite politike nuk kane kryer me pergjegjshmeri detyrimin e tyre ligjor per te realizuar nje proces zgjedhor demokratik. Zgjedhjet u zhvilluan ne nje klime acarrimi dhe mosbesimi te thelle mes dy partive politike ndaj edhe reforma zgjedhore ne Kodin e ri Zgjedhor duhet te largoje sa me shume partite nga procesi zgjedhor sepse gjithe institucionet me probleme jane institucione ku dy partite e medha kane futur njerez brenda me ligjin e tyre.
Ne teresine e tij raporti per mendimin tim eshte nje kritike e thelle qe I behet klases politike shqiptare. Kete raport duhet ta lexojne te gjithe ata qe kane patur detyra kane marre pjese ne realizimin e ketij procesi zgjedhor. Raporti hap nje fushe te madhe diskutimi per ate cfare duhet bere pasketaj jo vetem duke iu referuar rekomandimeve te dhena ne te por edhe referuar frymes se pergjithshme te ketij raporti. Ekziston nje nevoje e madhe per diskutimin dhe votimin ne parlament per te bere ndryshime te tilla ne Kodin Zgjedhor te cilat te ngushtojne ne maksimumet e mundshme te drejtat e shumta qe i kane njohur vetes partite politike per te administruar nga A-ja deri te ZH-ja procesin zgjedhor - tha ai. Zoti Kume propozon thjesht qe partite duhet te largohen nga administrimi i drejtperdrejte i zgjedhjeve me njerezit e tyre nga cdo komision zgjedhor sepse ata jane ne konflikt interesi dhe sepse ata e shkelin gjithmone ligjin sic thuhet ne te gjitha raportet dhe ne te gjitha rekomandimet e vezhguesve nderkombetare.
Ndersa analisti Lutfi Dervishi thote se eshte per te ardhur keq qe rekomandimi i pare i raportit te ketij viti eshte se partite duhet te lexojne rekomandimet e vitit 2009. Deri tani ne te dyja raportet se bashku jane bere gjithsej 58 rekomandime qe duhet te plotesojne partite shqiptare me reformen e pritshme zgjedhore. Partite e medha kane arritur me konsensus te miratojne Kodin Zgjedhor ku i kane dhene vetes shume rol per administrimin e zgjedhjeve nga qeliza baze deri ne majen e piramides qe eshte KQZ. Duke i njohur vetes gjithe keto te drejta dhe pergjegjesi rekomandimi kryesor qe ata ti perdorin keto kompetenca ne menyre te pergjegjshme dhe te drejtat te balancohen me pergjegjshmerine. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk pritet te ndodhe sepse eshte nje skeme e cila nenkupton pergjegjesi maksimale dhe konsensus maksimal por ne kemi pare deri tani polarizim maksimal dhe ne ndonje rast edhe papergjegjshmeri maksimale - tha ai.
Zoti Dervishi thote se eshte skeptik qe partite politike do te ulen shpejt per te nisur reformen zgjedhore por ato duhet te heqin dore nga fuqite qe i kane dhene vetes mbi procesin dhe nga zakoni qe e vonojne reformen deri ne castin e fundit.
Nje rekomandim tjeter eshte qe cdo reforme zgjedhore duhet bere ne kohe. Kjo do te thote qe reformat e behet shume kohe para se te behen zgjedhjet dhe jo nen trysnine e zgjedhjeve te ardhshme. E keqja eshte se edhe ndryshimet kushtetuese qe u bene ne 2008 edhe cdo reforme zgjedhore pakashume eshte bere duke patur parasysh zgjedhjet e aferta dhe jo duke patur parasysh integritetin e procesit zgjedhor apo synimin maksimal per te dhene fund nje here e mire debatit per zgjedhjet. Zgjedhjet duhet te jene nje proces aritmetik kur te lexohet vullneti i zgjedhesve dhe jo nje proces kimik me reaksione te paparashikueshme - tha ai.
Zgjedhjet vendore te 8 majit u pershkruan ne raportin e vezhguesve nderkombetare te OSBE/ODIHR-it si transparente dhe konkurrente dhe se u mbajten ne klimen e polarizuar prej ngjarjeve te 21 janarit. Raporti renditi nje mori problemesh qe duhen shmangur ne zgjedhjet e ardhshme duke theksuar se cilesia e zgjedhjeve dhe cilesia e reformes eshte ne duar te vete protagonisteve shqiptare.