E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqi Beogradi nuk vendos me per Kosoven

Fillimi i muajit shtator pritet te shenoje edhe rifillimin e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian te cilat qene nderprere ne mesin e muajit korrik per shkak te mosgatishmerise se Beogradit per te njohur vulat doganore te Kosoves. Zyrtare te Serbise thane se zgjidhja e ceshtjes se ketyre vulave eshte nje nga kushtet qe Serbia te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Shefi i delegacionit te Serbise ne bisedime Borisllav Stefanovic u ka deklaruar medieve serbe se Beogradi do te propozoje dy pale vula doganore. ne njeren te shkruaje Dogana Kosove e ne tjetren UNMIK-Sherbimi Doganor i Kosoves ose EULEX- Sherbimi Doganor i Kosoves. Ne vulat aktuale shkruan vetem doganat e Kosoves.

Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuci i cilesoi si nxitese deklaratat e tilla ndersa terhoqi verejtjen se Beogradi nuk mund te vendose me per Kosoven.

Mos u nxitni nga deklaratat e papergjegjshme te kujtdo nga Serbia. Keni me shume kujdes se cka flet Prishtina Brukseli e Uashingtoni. ka fol Beogradi me pak. Prishtina thote se eshte e koordinuar plotesisht me sovranitetin identitetin shteteror me Brukselin e Uashingtonin. Beogradi me as nuk flet e as nuk vendos per Kosoven tha zevendeskryeministri Kuqi.

Mosnjohja e vulave doganore te Kosoves nga ana e Serbise coi ne nderprerjen e bisedimeve ne mesin e muajit korrik. Disa dite me pas Kosova vendosi qe te ndaloje importet tregtare nga Serbia duke ju kundervene nje mase qe Serbia e kishte vendosur kundruall Kosoves ne vjeshten e vitit 2008. Me 25 korrik qeveria e Kosoves filloi nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe ne funksion te zbatimit te vendimit per ndalimin e importeve nga Serbia i cili nuk po zbatohej ne ate pjese te Kosoves.

Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri. Dhuna beri qe kontrollin ne vendkalimet kufitare ne veri ta marrin persiper forcat e NATO-s te cilat i shpallen ato vendkalime si zona te kufizuara ushtarake. Kjo situate pritet te zgjase deri nga mesi i muajit shtator.

Operacioni nuk ishte mbeshtetur nga Misioni i Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit gje qe nxiti reagime te shumta ne Kosove. Por zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuqi i cilesoi te mira marredheniet e institucioneve te vendit me EULEX-in.

Qeveria e Kosoves ka vullnet per bashkepunim me Eulex-in asnjehere qeveria nuk e ka vene ne dileme bashkepunimin me Eulex-in. Ne kemi pasur logjiken e dinamikes se punes dhe shpeshhere dinamika e puneve tona kane qene me te shpejta por gjithmone kemi menduar se bashkepunimi ka sukseset me te medha tha zevendeskryeministri Kuqi.

Autoritetet e sigurise thone gjendja ne veri eshte e qete ndersa ende nuk eshte zbatuar ne teresi marreveshja e arritur nga KFOR-i me qeverine e Kosoves dhe ate te Serbise per tejkalimin e situates. Nje nga rruget kryesore qe con ne vendkalimet kufitare vazhdon te mbahet e bllokuar nga protestues serbe qe nuk pajtohen me perpjekjet e qeverise se Prishtines per vendosjen e kontrollit ne kufijte e verior te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›