E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet Raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR-it objektiv

Partia Socialiste deklaroi sot se raporti perfundimtar i OSBE/ODIHR-it ishte objektiv dhe se tregoi deshtimin e qeverise per te bere zgjedhje te lira e te drejta.

Sipas deklarates se Partise Socialiste OSBE provoi se listat ishin me probleme KQZ ishte e politizuar administrates iu bene presione dhe se vendimet e Kolegjit Zgjedhor nuk ishin te njejta per ceshtje te njejta. Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Saimir Tahiri tha sot se raporti permbante si te drejta te gjitha verejtjet dhe ankesat e opozites per procesin zgjedhor.

Zoti Tahiri tha se Partia Socialiste eshte e gatshme qe te bashkepunoje per nje reforme teresore qe te garantoje zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi.

Raporti i OSBE/ODIHR-it - tha ai - eshte nje baze e mire per te ndryshuar permbajtjen e procesit zgjedhor dhe per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme ne permbushje te standarteve me te larta demokratike nderkombetare.

Ndersa kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se raporti i OSBE/ODIHR-it ishte objektiv dhe frymezues per zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se OSBE i quajti zgjedhjet transparente dhe konkurrente. Raporti sipas tij konfirmoi qe shteti ligjor funksionoi sepse cdo vote u numerua sipas vullnetit te qytetareve. Zoti Berisha ftoi ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias qe te ndihmojne qe ne fillim reformes zgjedhore. Ai tha se mirepriste rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe se ftonte opoziten qe te takoheshin menjehere per te nisur reformen mbi bazen e ketyre rekomandimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›