E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bektashinjtë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit

22-03-2012 / Gazeta 55

Zyrtarët më të lartë të vendit vizitë në kryegjyshatën botërore


Besimtarët bektashinj kanë festuar sot ditën e Sulltan Novruzit. Ditëlindjen e Imam Aliut, apo ditën e rilindjes se madhe pasi sipas bektashinjve në 22 mars ringjallet natyra dhe njerëzit shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Në ditën e Sulltan Novruzit apo atë që bektashinjtë e konsiderojnë si ditën e fisnikërisë së madhe besimtarët përgatisin gatime karakteristike, një ndër të cilwt është dhe byreku me lekë i pwrgatitur me 12 lloje të ndryshme barishtesh dhe vizitojnë Selinë e shenjtë. Urimet për paqe në këtë ditë të shënuar besimtarët kanë marrë edhe nga krerët më të lartë të shtetit. Kryeministri Sali Berisha ka vizituar Kryegjyshatën shqiptare, për të uruar festën e Sulltan Novruzit. Në përshëndetjen e tij, kreu i qeverisë ka theksuar se teqet janë tempuj të atdhetarizmit shqiptar. Në festën më të rëndësishme për komunitetin bektashinj, selinë e shenjtë e kane vizituar edhe krerët e komuniteteve të tjera fetare në vend.


Basha: Angazhim për ndërtimin e tempullit të bektashinjve

Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me kryegjyshatën e bektashinjve për të ndërtuar tempullin e saj në kryeqytet. Ky është premtimi që ka dhënë kryebashkiakut Basha gjatë vizitës së tij në selinë e kryegjyshatës me rastin e ditës së Novruzit ku u takua edhe me Baba Edmond Brahimaj.
“Kjo është një ditë e veçantë për besimtarët bektashi dhe për të gjithë Tiranën. Shpreh angazhimin për të bashkëpunuar me kryegjyshatën dhe i bashkëngjitëm edhe deklaratës së kryeministrit për të përfunduar tempullin e kryegjyshatës e cila është një domosdoshmëri për besimtarët bektashinj por edhe si një nder për kryeqytetin”- ka theksuar Basha.


Kryetarja e Kuvendit, Topalli uron besimtarët bektashinj


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi sot me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit, një vizitë në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ku u takua me kreun e kësaj selie Haxhi Baba Edmond Brahimaj. “Në këtë ditë të vaçantë, dua të uroj besimtarët bektashianë por këtë urim dua t`ia bëj çdo shqiptari kudo që ndodhet. Zoti e ka bërë që kjo ditë e bukur pranvere të konçidojë edhe me festën e demokracisë së Shqipërisë, në 20- vjetorin e kësaj feste të madhe ne kemi rastin për të festuar”- u shpreh Topalli Ajo ka theksuar se në këto 20-vite të demokracisë liria ka funksionuar në të gjitha drejtimet. “Liria vërtet ka funksionuar, në lirinë e të gjitha besimeve fetare, në lirinë ekonomike dhe në një jetë më të mirë për shqiptarët”- tha kryeparlamentarja. . Besimtarët bektashianë kremtojnë sot festën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Ali.


Baba Edmond Brahimaj uron besimtarët


Besimtarët bektashianë kremtojnë sot festën e Sulltan Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Ali. Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka uruar sot të gjithë besimtarët bektashianë shqiptarë kudo që ndodhen për Festën e Sulltan Novruzit. Kjo datë mbledh në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore autoritetet më të larta shtetërore dhe partiake, trupin diplomatik, si dhe mijëra besimtarë të tjerë. Në të njëjtën kohë, 22 marsi festohet edhe në teqetë e tjera bektashiane brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në këtë fillim pranvere, besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit te vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen. Edhe në këtë ditë, të gjithë shqiptarët janë bashkë për të kremtuar, e për t`i shprehur njëri-tjetrit urimet më të ngrohta dhe mesazhet e paqes, të dashurisë, të mirëkuptimit dhe të harmonisë, po ashtu të besimit te mirësia dhe te dashuria njerëzore. Festa e Sulltan Novruzit përbën padyshim një kulm në besimin bektashian. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian. Dita e Sulltan Novruzit u festua ilegalisht nga besimtarët bektashinj edhe të tjerë, nën maskën e shtjellave astronomike që lidheshin me ditën e ekuinoksit pranveror. 22 marsi i vitit 1991 shënon riçeljen e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, me bekimin e mijëra besimtarëve bektashianë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›