E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX bastis një shtëpi në Gjakovë

Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale ka kryer një bastisje në një shtëpi në rajonin e Gjakovës dhe ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me krimet e luftës. Sipas njoftimit të lëshuar nga EULEX-i, rasti është pjesë e hetimeve të vazhdueshme të misionit evropian mbi keqtrajtimet e mundshme të personave të mbajtur në objektet e UçK-së në veriun e Shqipërisë, gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

“Lidhur me këtë rast janë identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga EULEX. Para disa javësh ky mision ka arrestuar edhe ish luftëtarin e UçK-së, Sabit Geci, i cili gjithashtu akuzohet për krime lufte, të cilat supozohet se janë kryer ndërmjet muajit prill dhe qershor të vitit 1999.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›