PE miraton rezolutën: Vendet e tjera të BE të njohin Kosovën

Komisioni i Jashtem i Parlamentit Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën, në të cilen, mes te tjerash, ftohen vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, që ta ndermarin këtë hap. Ky amendament i propozuar nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës, kaloi me një dallim të ngushtë të votave, me 31 deputetë që votuan pro dhe 27 kundër. Deputetët që votuan kundër këtij amendamenti ishin kryesisht nga vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, si: Rumania, Spanja, Greqia Qiproja dhe Sllovakia.
Deputetja nga Austria, Lunaçek, e cila është edhe raportuese për Kosovën, tha se ky është një lajm shumë i mirë dhe një rezultat i mirë për Kosovën dhe se ajo pret që edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian, më 7 korrik në Strasburg, të votohet me shumicë të madhe votash pro kësaj rezolute. Lunacek theksoi se Parlamenti Evropian edhe kësaj radhe konfirmoi se e sheh të ardhmen e Kosovës në BE si një shtet të pavarur.
Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i Bashkimit Evropian, i cili e trajton Kosovën si shtet të pavarur, pasi vendimet dhe rezolutat në Parlament miratohen me shumicë votash, ndërkohë që në Këshillin e BE-së vendoset me konsensus të të gjitha vendeve anëtare. Po ashtu, rezoluta I kërkon EULEX-it dhe autoriteteve te Kosovës që të bëjnë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Alsat