Fati i Serbisë dhe Kosovës pas vendimit të GJND

Pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, do të nisin bisedimet e reja mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat Prishtina do t’i quaj teknike ndërsa Beogradi politike, e që mund të sjellin tensionim të situatës në të dy vendet. Ky ishte përfundimi i arritur në debatin e organizuar nga Qendra Mediale në çagllavicë me temë: “Cila është rruga përpara e Beogradit dhe Prishtinës pas vendimit të GJND-s?”.
“Prishtina do të insistojë se këto bisedime janë të niveli teknik dhe do të insistojë që bisedimet të jenë në mes dy shteteve sovrane, me kush që nuk do të bisedohet me integritetin territorial të Kosovës. Nga ana tjetër Beogradi do t’i quan këto bisedime për status dhe do të mundohet të hap bisedat për integritetin territorial të Kosovës”, tha Ilir Deda, Drejtori i KIPRED-it.
“Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që pritet të bëhet i ditur në fund të muajit korrik nuk do të jetë jetë detyrues, por do t’i mundësojë Prishtinës dhe Beogradit që të kenë qasje në zgjedhjen e çështjeve të pazgjidhura”, u shpreh Ivan Vejvoda, Drejt. Ekzek. i Fondit Ballkanik për Demokraci.
“Pas vendimit të gjykatës nuk mendoj se do të ndodh diçka dramatike, askush nuk do të ndërmarrë asgjë, por do të qartësohet situata. Nuk është e parëndësishme se çfarë mendimi jep Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për një akt politik i cili që ka sjellë shumë probleme që rrezikojnë destabilizimin e gjithë rajonit”, tha Oliver Ivanoviç, Sekretar Shteti në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ivanoviç tha se Qeveria e Serbisë tashmë e ka gati strategjinë e saj vepruese pas opinionit që do të japë GJND-ja për pavarësinë e Kosovës. Përmes kësaj strategjie Serbia do të kërkojë negociata të reja për statusin e Kosovës, të cilat sipas tij, duhet të jenë krejtësisht neutrale dhe të mos shkaktojnë reaksione negative në terren.
Bul Salihu < I mëparshmi