EULEX bastiszyrat e PTK-së
PRISHTINE- Zyrtarë të EULEX-it kanë konfirmuar për mediat kosovare se policia është duke kryer kontrolle ne tetë institucione të ndryshme të vendit, tre në Prishtinë dhe pesë të tjera në Pejë.
Ata kanë konfirmuar se janë duke u kontrolluar zyrat e PTK-së në Prishtinë, ndërkohë që në Pejë janë duke u kontrolluar edhe zyrat e Devollit, Dardafon dhe Z- Mobile.
“Aksioni ka filluar nën dyshimin e bazuar se transferimi i licencës së operatorit të rrjetit virtual është bërë në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Blerim Krasniqi zyrtar për mediat në EULEX.
Përvec kontrolleve në PTK dhe në kompaninë Devolli, Dardafon dhe Z- Mobile janë duke u kontrolluar edhe shtëpitë apo banesat e pronarëve të firmave private dhe zyrtarëve të Poste Telekomunikacionit të Kosovës.
Kohët e fundit PTK-ja është përfolur për korrupsion nga organizata të ndryshme në Kosovë. Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it.
(e.n/BalkanWeb)