Reforma zgjedhore, konsensusi i vetëm me opozitën
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje opozitës të bashkëpunojë për reformën zgjedhore duke e cilësuar këtë si konsensusin e vetëm me PS-në. Duke marrë pjesë në inaugurimin e katër qendrave shëndetësore në Fier dhe Lushnje Meta theksoi se Edi Rama nuk mund ta fusë Shqipërinë në krizë siç ka bërë me Partinë Socialiste.
“Ne i ofrojmë Ramës gjithë asistencën për të dalë nga situata e vështirë ku është futur dhe ku ka futur edhe Partinë Socialiste, theksoi Meta, duke shtuar se rruga e vetme për konsensus me opozitën janë ndryshimet në reformën zgjedhore”.
Zëvendëskryeministri Ilir Meta i shoqëruar nga ministri i ekonomisë, tregtisë dhe energjetikës Dritan Prifti ka inaguruar 4 qendra shëndetësore në Fier dhe Lushnje. Ky investim është bërë me bashkëpunimin me shoqatën “Gjysmëhëna e kuqe”.