EULEX dhe KFOR, operacion në Zubin Potok
EULEX dhe KFOR po zhvillojne nje operacion Zubin Potok, për të qenë në gjendje për ti kryer detyrat e tyre të zakonshme.
Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEKS-it, tha se momentalisht është duke u zhvilluar një operacion për të siguruar qasje të policëve të EULEKS-it në stacionin e Policisë së Kosovës Zubin Potok, në mënyrë që ata të kryejnë detyrat e tyre të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit.
Më tej ai ka theksuar se operacioni, ku janë përfshirë EULEKS-i dhe KFORI, është duke u zhvilluar afër fshatit Zupç, rrugës për Zubin Potok, ku një grup i vogël kriminel janë duke e penguar lirinë e qasjes dhe ka shtuar se EULEKS-i do të vazhdojë të punojë ngushtë me KFOR-in për rivendosjen e lirisë së vendosjes.