Panariti ne Australi fton biznesin te investoje ne Shqiperi kerkon lobim per Kosoven
Ministri i Jashtëm Edmond Panariti gjatë vizitës së tij zyrtare në Austraili, është pritur në një takim të veçantë nga homologu i tij Senatori Bob Carr. Ministri Panariti u ndal në zhvilllimet e brendshme në Shqipëri, duke u theksuar se sfida kryesore mbetet ajo e marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Evropian. Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, ministri Panariti konsideroi sektorët e energjitikës, minierave, infrastrukturës dhe turizmit, si fusha me interes për bashkëpunim mes dy vendeve dhe me këtë rast e ftoi komunitetin Australian të biznesit që të investojë në këta sektorë të ekonomisë shqiptare. Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm australian, vlerësoi hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për zhvillimin e vendit dhe reformat e ndërmarra në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Gjatë qendrimit në Australi, ministri Panariti u prit edhe nga Presidenti i Senatit Australian Z. John Hogg, me të cilin ndau mendimin për nevojën e rritjes së dialogut ndërparlamentar mes të dy vendeve. Presidenti i Senatit Hogg, vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadrin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon e më gjërë.