EULEX dhe UNMIK sfidojne Prishtinen pretendime per rol primar
Megjithese tejet e reduktuar ne perberje administrata e OKB-se ne Kosove por edhe misioni i Bashkimit Europian EULEX vazhdoje ti shohin mandatet e tyre si teper te rendesishem duke sfiduar ne kete menyre Prishtinen zyrtare. UNMIK-u thote se detyra kryesore mbetet raportimi ne Keshillin e Sigurimit edhe pse tashme me nje numer te reduktuar. Por ky nuk do te jete roli i vetem i ketij misioni pasi UNMIK pretendon te mbaje akoma rol primar ne disa nivele dhe faktore brenda dhe jashte Kosoves me Beogradin dhe me organizata te ndryshme nderkombetare. Indiferente ndaj thirrjes se autoriteteve kosovare per transferimin e pergjegjesive ekzekutive mbetet edhe Zyra Civile Nderkombetare dhe EULEX-i.
Thirrjet e zyrtareve te larte te Qeverise se Kosoves qe misionet nderkombetare ne vend te heqin dore nga roli ekzekutiv dhe te perqendrohen ne ate keshillues dhe lehtesues u bene te zeshme sidomos pas prezantimit te mendimit keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Kosoven. Por zedhenesi i ICO-se Kai Mueller-Berner tha se perparimi i institucioneve vendore ne zbatimin e Planit Ahtisari do te percaktoje ndryshimet e ardhshme ne kete mision. Aktivitetet dhe struktura jone nuk u pergjigjen pasqyrave te diktuara kohore por perparimit te bere ne zbatimin e planit gjitheperfshires per statusin e Kosoves Planit te Ahtisarit nga institucionet kosovare. Natyrisht qe eshte permbushur nje pjese e konsiderueshme e Planit te Ahtisarit por kane mbetur fusha te tjera si ajo e decentralizimit vecanerisht ne veriun e Kosoves tha Mueller-Berner duke theksuar se ndryshimet eventuale ne mandatin e misionit te ICO-se varen nga Grupi Drejtues Nderkombetar per Kosoven. Ne EULEX thone se transferimi i kompetencave ekzekutive tek autoritetet vendore ne fushat e sundimit te ligjit do te shkoje paralelisht me permiresimin e gjendjes ne gjyqesi polici dhe ne dogana. Zedhenesi i ketij misioni Blerim Krasniqi sqaroi EULEX-i mund te largohet nga Kosova dhe ti transferoje ne menyre graduale funksionet e tij ekzekutive. Kjo do te thote qe sa me shpejt te permiresohet puna e policise gjyqesise dhe e doganave aq me shpejt EULEX-i do ti transferoje kompetencat ekzekutive. Krasniqi tha se EULEX-i eshte i ftuar nga institucionet e Kosoves per te operuar ne Kosove me mandatin e dhene nga 27 vendet anetare te Bashkimit Europian. Mandati i cili e percakton EULEX-in si mision teknik me rol mbikeqyres ndihmues dhe keshillues me sic thuhet fuqi te kufizuar ekzekutive ne fushen e sundimit te ligjit u zgjat pa modifikime per dy vjet shtese. Korniza vepruese e EULEX-it sipas Krasniqit mbetet ne kuader te ketij mandati.
Maqedoni Ahmeti 13 gushti te shpallet feste shteterore
Diten e djeshme me 13 gusht u mbushen nente vjet nga nenshkrimi i Marreveshjes se Ohrit ne Maqedoni qe i dha fund konfliktit te armatosur mes forcave qeveritare maqedonase te sigurise dhe guerilasve shqiptare. Me kete rast Ali Ahmeti kryetar i partise Bashkimi Demokratik per Integrim qe ne vitin 2001 ishte ne balle te Ushtrise Clirimtare Kombetare tha se kjo force politike kerkon qe 13 gushti te shpallet feste shteterore. Marreveshja e Ohrit nuk eshte thjesht nje pamflet politik apo nje trakt per qellime ditore propagandistike por eshte nje dokument me vlera historike dhe u arrit ne nje periudhe jashtezakonisht te rendesishme te luftes se UCK-se. Eshte e vetmja marreveshje politike paqesore qe ka arritur me sukses te avancohet dhe jetesohet brenda kesaj periudhe tha Ahmeti. Si arritje ai permendi ndryshimin e Kushtetutes se Maqedonise dhe ndryshimin e statusit juridiko-politik te shqiptareve ne kete vend. Kreu i BDI-se tha se pret qe nderkohe te hiqet nga rendi ceshtja e perdorimit zyrtar ne shkalle vendi edhe te gjuhes shqipe por edhe qe te rritet ajo qe ai e quajti mirebesim mes dy komuniteteve me te medha maqedonasve dhe shqiptareve Eshte me se e vertete qe nga institucionet drejtuese te vendit sic eshte Presidenti Kryeministri Kryetari i Parlamentit Ministria e Jashtme Ministria e Mbrojtjes Ministria e Puneve te Brendshme e keshtu me radhe nuk drejtohen nga shqiptare dhe eshte domosdoshmeri qe per te patur besimin reciprok - tha Ahmeti.
Serbi
Borxhi shteteror kap shifra alarmante
Borxhi shteteror ne Serbi ka kapur shifra alarmante duke arritur ne 10.8 miliarde euro ne muajin qershor. Sipas te dhenave te publikuara nga Dhoma Ekonomike ne Beograd borxhi ne fjale eshte 953 milione euro me shume krahasuar me 31 dhjetorin e vitit te kaluar. Nderkohe raporti mes borxhit shteteror dhe GDP-se eshte 32.7 per qind konkretisht 31.3 per qind me shume nga sa ishte deri me 31 dhjetor te vitit 2009. Autoritetet ne vend jane shprehur te shqetesuar ne lidhje me keto shifra duke pretenduar ndryshim te situates.
Sarajeve
Akuza per gjenocid per kater serbe te Bosnjes
Kater ish-pjesetare te forcave speciale te serbeve te Bosnjes jane akuzuar per gjenocid nga autoritetet e Bosnje Hercegovines per perfshirjen e tyre te dyshuar ne ekzekutimin e 800 myslimaneve ne Srebrenice ne vitin 1995. Ne deklaraten e prokurorise thuhet se personat Frank Kos Stanko Kojic Vllastimir Golijan dhe Zoran Goronja jane akuzuar per pjesemarrje direkte ne ekzekutimin e me se 800 burrave dhe djemve myslimane pas renies se Srebrenices ne korrik te vitit 1995. Viktimat ishin ekzekutuar ne nje ferme ne veri te Srebrenices.
Greqi
Virusi i Nilit infekton edhe femijet
Mes te infektuarve nga virusi Nili Perendimor ne Greqi eshte edhe nje femije kane njoftuar autoritetet shendetesore greke.
Ky eshte rasti i pare i nje femije per te cilin laboratorikisht eshte vertetuar se eshte infektuar nga virusi nili perendimor i cili transmetohet kryesisht nga kafshimi i mushkonjave. Gjendja e femijes dhe e pacienteve te tjere te cilet kurohen nga ethet e nilit eshte e mire. Autoritetet greke deri tani kane konfirmuar 32 raste te etheve te nilit ne vend ndersa dy prej tyre kane vdekur javen e kaluar.
14 Gusht 2010