Thaci dhe Sejdiu leter shteteve te OKB-se per te njohur Kosoven
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci jane angazhuar ditet e fundit me dergimin e disa letrave drejtuar krereve te shteteve anetare te Organizates se Kombeve te Bashkuara si dhe udheheqesve te organizatave nderkombetare duke kerkuar njohjen e Kosoves. Presidenca e Kosoves permes nje njoftimi per media beri te ditur se letra i eshte derguar edhe organizatave si Konferenca Islamike Liga Arabe Caricom-i Organizata e Shteteve Amerikane OSBE-ja Keshilli i Europes etj. Nje leter i eshte derguar edhe Kethrin Eshton perfaqesuese e Larte e Bashkimit Europian per Pune te Jashtme dhe Siguri.
Letra ben thirrje per njohjen e Kosoves nga te gjitha vendet anetare te OKB-se te cilat ende nuk e kane bere kete. Po ashtu u kerkohet vendeve anetare te OKB-se qe ta refuzojne dhe te votojne kunder rezolutes se sponsorizuar nga ana e Serbise e cila pritet te hidhet ne votim me 14 shtator ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Serbia me kete rezolute synon kundershtimin e pavaresise se Kosoves dhe mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise e cila u shpreh ne favor te shpalljes se pavaresise. Ne letren e Prishtines zyrtare me te cilen kerkohet qe te kundershtohet kjo rezolute thuhet se rezoluta e sponsorizuar nga Serbia eshte nje veprim krejtesisht i panevojshem dhe nje kritike e papranueshme ndaj GJND-se. Te angazhuar me njohjen e pavaresise se shtetit te ri nuk kane qene vetem autoritetet kosovare por edhe shtetet me te fuqishme te BE-se me ne krye Britanine e Madhe dhe me gjere SHBA-te. Behet e ditur se keto vende i kane kerkuar qe ne fillim Beogradit qe ta terheqe projektrezoluten e vet per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se dhe nderkohe ne tryeze ne Nju Jork eshte parashtruar oferta qe Beogradi te ndermarre nismen qe ta zbatoje vete Planin e Ahtisarit per veriun e Kosoves ose kete gje do ta bejne vete keto shtete gje qe do te ishte nje opsion jo i mire per Serbine ben te ditur gazeta e perditshme serbe Blic. Nderkohe qe ambasadoret e Peseshes SHBA Gjermania Britania e Madhe Franca dhe Italia te akredituar ne vendet qe ende nuk e kane njohur Kosoven u transmetojne autoriteteve te larta te ketyre vendeve qe ta njohin Kosoven sidomos pas vendimit te GJND-se se Hages ne favor te ligjshmerise se shpalljes se pavaresise se saj diplomatet ne misionin e Serbise ne OKB ne Nju Jork bejne pikerisht te kunderten e asaj qe bejne perfaqesuesit e larte te Peseshes. Keshtu ne luften diplomatike qe po zhvillohet aktualisht ne tryeze nga njera ane ndodhet karrigia e OKB-se per Kosoven ndersa nga ana tjeter e ardhmja europiane e Serbise dhe fati i serbeve ne Kosove.
Dacic shpreson se Serbia do te ndryshoje rezoluten ne OKB
Zevendeskryeministri i Serbise njekohesisht minister i Puneve te Brendshme Ivica Dacic gjate nje vizite ne Kosove mbeshteti zhvillimin e bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise. Nderkaq la te hapur mundesine per modifikimin e draft-rezolutes serbe derguar Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara por tha se nuk do te lejohen ndryshime qe do te nenkuptonin njohjen e pavaresise se Kosoves. Nen percjelljen e Policise se Kosoves veturat zyrtare te zevendeskryeministrit te Serbise njeheresh minister i Brendshem Ivica Dacic iu afruan Manastirit te Gracanices ku perfaqesuesi i shtetit serb u prit nga peshkopi Teodosjie dhe duartrokitjet e dhjetera banoreve lokale serbe.
Ai kerkoi implementimin e pjeses se Rezolutes 1244 qe parasheh kthimin e forcave serbe ne Kosove- te cilat sipas tij do te duhej te mbikeqyrnin manastiret serbe ne Kosove.
Maqedoni terhiqet libri plot gabime i historise
Ministria e Arsimit ne Maqedoni ka terhequr librin e historise i cili u kundershtua ashper prej shqiptareve pasi e paraqiste Kosoven si pjese te Serbise edhe pse Shkupi zyrtar ka njohur pavaresine e Kosoves. Terheqja ka ardhur pas kundershtimit te opinionit publik dhe atij politik shqiptar ne Shkup ku u kerkua korrigjimi i tekstit dhe hartave te tij. Ministria e Arsimit maqedonase terhoqi tekstin dhe justifikoi daljen e tij ne treg me mospergatitjen e teksteve te reja. Ministri i Arsimit dhe Shkences ne Maqedoni Nikolla Todorov ka shpejtuar te ndreqe gabimin e bere nga hartuesit e librit Shoqeria ne te cilin injorohet kultura dhe arti shqiptar ne Maqedoni por edhe nuk perfillen ndryshimet e statusit dhe flamurit ne Kosove. Todorov eshte takuar dje pasdite me ekipin e hartuesve te librit per te vendosur nese vetem duhet korrigjuar librin per klasat e pesta fillore te destinuar edhe per nxenesit shqiptare apo nese ai duhet qe te terhiqet krejtesisht dhe te behet nje tjeter.
Kosove
AAK Ideja per Veriun si njesi politike e rrezikshme
Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves Blerim Shala ka vleresuar se nese Veriu behet njesi e vecante politike do te rrezikohet teresia territoriale e Kosoves. Ne nje interviste per te perditshmen Koha Ditore Shala ka vleresuar se nese serbeve qe jetojne ne veri te Kosoves u jepet nje e drejte me shume sesa u eshte ofruar me Pakon e Ahtisarit Kosova do te jete shtet jofunksional. Shala duke folur per proceset ne vend theksoi se edhe kryeministri Hashim Thaci dhe ministri Fatmir Limaj duhet te japin doreheqje pas aksioneve te EULEX-it.
Greqi
Kryeministri i Izraelit Netanjahu viziton Athinen
Me qellim forcimin e marredhenieve mes dy vendeve kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka zhvilluar diten e djeshme nje vizite ne Athine. Vizita vjen ne kohen kur Izraeli po kerkon partnere te tjere ne Mesdhe pas perkeqesimit te lidhjeve te forta te Izraelit me Turqine e cila nga ana tjeter per nje kohe te gjate eshte rivale e Greqise. Zyrtare te Izraelit dhe Greqise thone se synojne shqyrtimin e mundesive per permiresim te lidhjeve tregtare dhe te mbrojtjes.
17 Gusht 2010