E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Sejdiu dhe Thacci takohen me perfaqesues te Peseshes



Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci jane me perfaqesues te vendeve te Peseshes takim ky i realizuar pa pranine e medieve. Agjencia e lajmeve kosovare RTK sqaron se takimi eshte zhvilluar pak jave pas kerkeses se Serbise per nje Rezolute te re per Kosoven ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se pas mendimit te GJND-se i cili vleresoi se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk i ka shkelur parimet dhe te drejten nderkombetare.
Mendohet se nje nga arsyet e ketij takimi ka qene qarkullimi i deklarates se dites se djeshme se Veriu do te shpalle pavaresise nga Kosova.
Deklarata
Autoret e kesaj deklarate kane mbetur te paidentifikuar madje edhe Beogradi zyrtar dhe lideret politike serbe te Kosoves. Ata jane shprehur se ccdokush qe e ka bere kete deklarate nuk ia do te miren serbeve ne Kosove. Deklarata per pavaresine e Veriut i kerkon te ashtuquajturit Kuvend te Bashkesise se Komunave te Kosoves dhe te Metohise qe te miratoje sic thuhet vullnetin e lire te qytetareve serbe per pavaresine e territoreve te komunave te krahines autonome. Marko Jakshicc njeri nga udheheqesit lokal te serbeve te Mitrovices ne nje interviste per mediat eshte shprehur se nuk eshte ne dijeni se kush qendron prapa kesaj deklarate dhe as cilat jane qellimet politike te saj.
Prishtina
Qeveria dhe institucionet e tjera te Kosoves i kane percjelle me vemendje zhvillimet ne pjesen veriore te banuar me shumice serbe. Ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi tha se Qeveria e Kosoves do te reagoje konform sjelljeve te subjekteve serbe ne veri qe kane paralajmeruar hapa aventuresk sic i ka cilesuar ai paralajmerimet per pavaresine e veriut. Ky eshte kercenim dhe provokim dhe kane pritur qe ne do te reagojme ne menyre te pamatur por ne e kemi percjelle nga afer situaten dhe po ashtu edhe ne koordinim me faktorin nderkombetar kemi qene te gatshem te veprojme nese ndodhe nje gje e tille tha ministri Rexhepi.
Pas disa njoftimeve te bera nga veriu per mundesine e ndermarrjes se hapave qe do te conin ne autonomi apo pavaresi dje ne Prishtine presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kane thirrur ne nje takim edhe perfaqesuesit e vendeve te Quintit por ne fund nuk eshte dhene ndonje qendrim zyrtar pas ketij takimi.

BOX
Thacci ndalon vizitat e zyrtareve serbe

Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci ka vendosur qe te njoftoje perfaqesuesin special te BE-se ne Kosove Piter Feith se Qeveria e Kosoves nuk do ti lejoje vizitat e zyrtareve serbe ne Kosove per shkak te provokimeve politike qe jane shkaktuar nga keto vizita deri tani. Ne letren e Thacit sicc ben te ditur gazeta Koha Ditore Thaci ka njoftuar mbikeqyresin e pavaresise se Goran Bogdanoviccit nuk do ti lejohet vizita ne Kosove qe eshte kerkuar per daten 19 gusht nderkaq do te pezullohen edhe kerkesat e tjera. Me keqardhje ju informoj se kam vendosur te pezulloj te gjitha kerkesat e tjera te zyrtareve te Qeverise se Serbise qe planifikojne ta vizitojne Kosoven per shkak te deshtimit te tyre te vazhdueshem qe te veprojne ne baze te rregullave dhe procedurave per vizitat e zyrtareve serbe ne Kosove. Ky pezullim mbetet ne fuqi deri ne ndonje vendim tjeter thuhet ne letren e nenshkruar nga kreu i qeverise se Kosoves.

AAK Ne bisedimet sekrete eshte perfshire edhe kryeministri

Pas paralajmerimeve se do te beheshin publike faktet e bisedimeve sekrete mes autoriteteve kosovare dhe atyre serbe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves AAK ka bere te ditur se perfaqesuesit e qeverise nga keshilltaret politike e deri tek kryeministri kane pasur takime te fshehta me perfaqesuesit serbe. Sipas AAK-se takimet ne mes te zyrtareve te Kosoves dhe atyre te Serbise jane mbajtur ne paku ne tri shtete perendimore dhe ne nje shtet te rajonit. Nenkryetari i kesaj partie Ardian Gjini ka thene se nuk do te permenden emrat e atyre qe kane zhvilluar bisedimet sepse sic ka thene ka premtuar se nuk do ta beje nje gje te tille edhe pse njerin prej tyre e permendi gjate konferences kryeministrin Hashim Thaci. Jemi te gatshem te paguajme cdo cmim politik me qellim te vetem qe qytetaret e Kosoves ta dine te verteten per te keqijat e njepasnjeshme politike dhe ekonomike te cilat udheheqja e sotme po i ben ne dem te vendit dhe prapa shpines se qytetareve te Kosoves ka deklaruar Gjini ne nje konference qe pati dje pasdite me gazetaret.

Greqi viktima e peste nga virusi i Nilit alarm per shtim rastesh

Nje tjeter person ka humbur jeten ne Greqi pasi ishte konstatuar se ishte infektuar nga virusi i Nilit. Kjo eshte viktima e katert e konfirmuar nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit te semundjeve ngjitese dhe e pesta qe ka vdekur ne spitalin Infektiv ne Selanik qe regjistrohet brenda dy javesh ne Greqine Veriore nga virusi ne fjale. Organet greke te shendetit thone se numri i te prekurve eshte rritur ne menyre te ndjeshme ne dy ditet e fundit duke shkuar ne 60 raste prej te cilave 26 kane marre ndihmen mjekesore ne spital dhe ndodhen tashme ne shtepi ndersa 29 kurohen ne qytetet e Selanikut dhe Verias 8 prej tyre ne repartet e reanimacionit. Nga te gjithe te prekurit vetem nje ka qene i moshes 12 vjecc kurse te gjithe te tjeret persona te grupmoshes mbi 60 vjecc. Te prekurit me virusin e Nilit kane rrezik te shfaqin encefalit ose meningjit por ne shumicen e rasteve semundja mund te mos shfaqe simptoma.

Terheqja e librit ne Maqedoni shkak edhe fotoja e profetit Muhamed

Teksti shkollor per klasat e pesta ne Maqedoni eshte terhequr por edhe pas ketij veprimi kane vazhduar debatet. Ky liber i lendes se Shoqerise mes te tjerash Kosoven ende e paraqiste si pjese te Serbise nderkohe qe drejtues emisionesh televizive i ngre si personalitete te shquara te kultures ne Maqedoni.
Sot agjencia e lajmeve shqiptare ne Maqedoni INA ben te ditur se Libri per shkollat fillore u terhoq edhe per shkak te publikimit te fotove te profetit Muhamed ka njoftuar ministri i Arsimit Nikolla Todorov. Kjo ishte nje nga arsyet me serioze. Jam i sigurt se gabimet e tilla nuk do te perseriten me per shkak se kemi formuar nje ekip serioz te recenzenteve qe i eshte perkushtuar punes ka theksuar ministri Todorov.

19 Gusht 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›