Kosove ne gare per kreun e LDK-se Sejdiu dhe Mustafa
Kandidatura per kreun e LDK-se qe pritet te zgjidhet ne fund te ketij viti kane ndezur debate nese do te jete ende presidenti Fatmir Sejdiu apo ai do te heqe dore nga ky post. Ende nuk ka nje pergjigje se cfare procedure do te ndiqet qe ai te rizgjidhet per here te dyte shkruan e perditshmja e Prishtines Express.
Sipas gazetes gjithashtu ka zera te ndryshem se a duhet te kete me shume se nje kandidat per numrin nje te LDK-se ne Kuvendin qe pritet te mbahet nga fundi i ketij viti. Nga Lidhja Demokratike e Kosoves qe eshte forca e dyte ne koalicion qeveritar nuk ka pergjigje te qarte se a ka ndonje pengese ligjore qe Sejdiu te shpalle zyrtarisht kandidaturen per kryetar te LDK-se dhe qe te jete fizikisht i pranishem ne punimet e Kuvendit zgjedhor. Situata mund te komplikohet edhe me shume nese Gjykata Kushtetuese e Kosoves sjell nje vendim qe nuk do te ishte ne favor te presidentit Sejdiu. Kjo gjykate ka filluar tashme procesin per te vertetuar se a ka shkelje kushtetuese nga Presidenti i Kosoves i cili mban njekohesisht edhe postin e kryetarit te LDK-se. Ka zyrtare te LDK-se qe per kryetar te partise nuk shohin alternative tjeter pervec Sejdiut. Por disa te tjere insistojne se duhet te kete me shume kandidatura dhe shprehin haptazi preferencen e tyre. Anetari i Kryesise se LDK-se Ismet Beqiri qe tani e sheh Fatmir Sejdiun si kandidat zyrtar por edhe fitues te sigurt. Ai thote se deri tani kandidat i vetem eshte Presidenti Fatmir Sejdiu dhe shton se e mbeshtet fuqishem kete kandidature. Nje tjeter ceshtje mbetet kandidimi i Isa Mustafes per kreun e LDK-se. Ne nje prononcim per kete gazete Bujar Bukoshi minister i Shendetesise ka konfirmuar se nese Isa Mustafa kandidohet per kryetar te LDK-se do ta perkrahte fuqimisht. LDK-ja sipas tij nuk do te deshmoje asnje vlere dhe as demokraci te brendshme ne qofte se presidenti Fatmir Sejdiu i cili pritet te jete kandidati i vetem per kryetar te partise nuk do te kete kunderkandidat gjate zgjedhjeve te brendshme partiake ne vjeshten e ketij viti.
Bukuroshi shprehet se Lidhja Demokratike e Kosoves vazhdon te jetoje e poshteruar dhe e nenshtruar perballe partnerit te koalicionit qeverises Partise Demokratike te Kosoves PDK. Me tej ai shprehet se nuk ka qeveri ideale. Sigurisht qe ka gabime. Edhe une kur kam qene kryeminister kam bere gabime por qellimi eshte qe gabimet te parandalohen... Une mendoj po ashtu se jane bere perparime nga qeverisja aktuale.
Diaspora kerkon nderrimin e emrit te Maqedonise pro anetaresimit ne NATO dhe BE
Diaspora e Bashkuar Maqedonase keshilltare te kongresmeneve amerikane perfaqesuesit e koalicionit turk te Amerikes si dhe 15 profesore dhe biznesmene nga Turqia po lobojne per ceshtjen e emrit me qellim te integrimit te Maqedonise ne NATO dhe BE. Ata shprehen se emri i Maqedonise nuk eshte i rendesishem ne krahasim me anetaresimin e vendit ne NATO dhe ne BE. Sipas shoqates Klubi i Diaspores Shqiptare nga Maqedonia me seli ne Cyrih emri kushtetues i Maqedonise duhet qe te ndryshohet dhe te zhbllokohet procesin euro-integrues i Maqedonise shkruan e perditshmja Lajm. Ndryshimi i emrit eshte dicka qe ja vlen per realizimin e nje synimi sic eshte anetaresimi ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Eshte lehte te shitet patriotizem demagogjik me ceshtjen e emrit por ky patriotizem i rrejshem po ju kushton shume te gjithe qytetaret te Maqedonise. Vetem kur te jete anetare e plote ne NATO dhe ne BE Maqedonia mund te jete shtet qe garanton te drejtat e te gjithe qytetareve. Vetem atehere shqiptaret dhe pjesa tjeter e diaspores mund te investojne te sigurt ne vendlindjen e tyre thuhet ne komunikaten e ketij klubi.
Gjelic per Kosoven Po kushtezon anetaresimin e Serbise ne BE
Anetaresimi i Serbise ne BE po kushtezohet nga Kosova dhe njohja e saj. Keshtu eshte shprehur Bozhidar Gjelic nenkryetar i qeverise serbe pergjegjes per integrimet europiane te ketij vendi. Sipas tij shtetet kryesore te BE-se po i kushtezojne gjithnje e me shume perpjekjet e Serbise per tu anetaresuar ne BE me zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves ashtu sikurse duan keto shtete sidomos duke shtuar presionin mbi Serbine lidhur me projektrezoluten e paraqitur nga ajo per Kosoven ne prag te seances se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe do te zhvillohet ne javen e trete te muajit shtator. Per fat te keq disa shtete anetare me ndikim ne BE kane vendosur qe ta perdorin ecurine e kandidatures sone ne BE si nje lloj mjeti presioni ndaj Serbise para dhe gjate seances se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se per ceshtjen e Kosoves. Per kete arsye nuk duhet te pritet qe aplikimi yne per anetaresim ne BE te shqyrtohet ne muajin shtator keshtu qe me realisht ka shume mundesi qe kjo te ndodhe deri ne fund te vitit theksoi ai.
Greqi nga virusi i Nilit Perendimor vdesin 3 persona
Tre persona kane vdekur nga infeksioni i virusit te Nilit perendimor ne qender te Greqise qe nga fillimi i gushtit. Nderkohe behet e ditur se jane prekur 47 persona te tjere. Qendra per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve Keelpno dhe Ministria greke e Shendetesise ka perforcuar masat per parandalimin e perhapjes. Virusi transmetohet te njeriu nga pickimi i mushkonjave dhe mund te provokoje forma te renda te encefalopatise. Personat qe kane humbur jeten ishin te moshuar dhe te semure njoftoi Qendra. Ne totalin e 47 te te infektuarve 45 jane semure me encefalopati dhe 28 prej tyre jane shtruar ne spital shtate prej te cileve ne terapi intensive. Deri tani virusi eshte perhapur nga Larisa deri ne Selanik. Ministria greke e Shendetesise urdheroi sot perforcimin e masave parandaluese ne lidhje me rritjen e numrit te personave te infektuar nga virusi i Nilit perendimor ne pjesen qendrore te vendit. Ministria ka urdheruar disifektimin kunder mushkonjave ne te gjitha zonat ku do te shfaqet virusi.
18 Gusht 2010