Maqedoni MASH ben gabimin e radhes e konsideron Kosoven ende Serbi
Ministria e Arsimit e Maqedonise ka vazhduar edhe me tej politiken shperfillese ndaj shqiptareve duke deshmuar perfshirjen politike edhe ne arsim. Kjo Ministri se fundmi ka botuar nje liber te lendes se Shoqerise per klasen e peste ku vihen re jo vetem gabime ne aspektin e permbajtjes por edhe ne ate teknik. Ne kapitullin ku flitet per siperfaqet e shteteve fqinje krahina autonome e Kosoves dhe Serbia qendrojne ne nje hapesire te perbashket cka nenkupton se kjo ministri e konsideron Kosoven si pjese se Serbise. Nje tjeter ceshtje lidhet me flamurin e Kosoves. Ne fotografine e botuar ne liber nuk jane gjashte yje por vetem pese edhe ato te renditura ne rreth dhe jo ne formen e gjysme harkut. I menjehershem ndaj ketyre gabimeve ka qene reagimi i Demokracise se Re. Gjylymsere Kasapi sekretare per arsim prane DR-se theksoi se ne Maqedoni vazhdon diskriminimi i kultures shqiptare. Ajo qe bie ne sy edhe nje here eshte se vazhdon diskriminimi i kultures shqiptare duke mos permendur asnje artist shkrimtar apo piktor shqiptar edhe pse nga ky liber duhet te mesojne edhe nxenesit shqiptare deklaroi Kasapi. Kasapi ka pyetur publiksht Ministrine e Arsimit posacerisht zevendesministren nga radhet e BDI-se Lindita Qazimi se a eshte ne dijeni se cfare po ndodh ne sektorin ku ajo ushtron funksionin e saj A e di zonjusha Qazimi ne baze te cilit kriter jane zgjedhur anetaret e komisioneve te cilet kane miratuar kete tekst te librit per lenden e Shoqerise Po ashtu pyesim se a ka ndonje shqiptar i cili vlereson korrektesine e teksteve shkollore Te gjitha keto pyetje do te mbetet si cdohere enigme per qytetaret per arsimtaret per prinderit dhe per nxenesit sikurse edhe per Demokracine e Re deklaroi Kasapi.
Ajo kerkoi nga Lindita Qazimi te jape doreheqje te parevokueshme nga funksioni i zevendesministres se Arsimit. Nga Lidhja e Arsimtareve Shqiptar ne Maqedoni kane kerkuar terheqjen e librit nga perdorimi dhe mundesine per permiresimin e gabimeve trashanike. Kjo nuk eshte hera e pare qe Maqedonia shtremberon faktet lidhur me Shqiperine dhe Kosoven. Me heret Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonise botoi enciklopedine maqedonase ne te cilen u shtremberuan faktet historike. Ne kete tekst shkruhej Shqiptaret ne Maqedoni kane ardhur nga Shqiperia veriore. Ata kane kolonizuar viset ne Maqedoni ne shekullin XVI duke i debuar maqedonasit nga shtepite e tyre. Nga Shoqata e historianeve shqiptare te Maqedonise deklaruan se Enciklopedia maqedonase nuk ka asgje te perbashket me shkencen pasi mesazhi kryesor i saj eshte urrejtja dhe nxitja e ndarjes mes bashkesive entike. Per kete arsye u kerkua rishikimi i Enciklopedise dhe paraqitja e fakteve reale ndaj shqiptareve te Maqedonise dhe historise.
Thaci Integrimi i veriut do te behet sipas Kushtetutes
Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka vizituar dje lagjen Kroi i Vitakut ne veri te Mitrovices dhe me kete rast eshte zotuar per vendosjen e ligjit ne kete zone. Ne kete vizite Thaci shoqerohej nga ministri i Puneve te Brendshme Bajram Rexhepi ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati zevendesministri i Ekonomise dhe Financave Bedri Hamza dhe kryetari i Mitrovices Avni Kastrati. Kryeministri Thaci ka thene se ka ardhur ne veri per te permbushur zotimin e Qeverise se Kosoves per implementimin e projekteve te rendesishme qe kane te bejne me rikthimin e njerezve ne shtepite dhe pronat e tyre. Kreu i qeverise ka thene se me udheheqjen komunale ka diskutuar per investime shtese per rikthimin e familjeve tjera ne dyqind shtepi qe duhen te rindertohen e qe eshte nje projekt qe do te kushtoi pese milione euro. Po ashtu ai premtoi se ne mbledhjen e radhes te Qeverise do te diskutojme per hapet e ardhshem ne implementimin e ketij projekti per rindertimin dhe ndertimin e 200 shtepive tjera ne kete pjese te qytetin prej nga jane larguar qytetaret me heret.
Ndersa Ministri Bajram Rexhepi ka siguruar banoret e Lagjes Kroi i Vitakut dhe te gjithe veriut te Mitrovices se institucionet vendore te mbeshtetura nga ato nderkombetare do te garantojne siguri te plote per ata dhe pronat e tyre.
Serbi Blic Mlladic nuk i degjoi urdhrat e Milloshevicit
Ish-presidenti serb Sllobodan Milloshevic i ka kerkuar komandantit te forcave ushtarake te Republikes Serbe Ratko Mlladic qe te terhiqte artilerine e rende gjate kohes se rrethimit te Sarajeves shkruan gazeta serbe Blic. Gazeta publikon nje incizimte bisedes mes Milloshevicit dhe gjeneral-kolonelit Milan Gvero. Ne bisede Milloshevici kerkon nga Gvero ta binde Mlladicin qe te terheq artilerine e rende dhe e bind se Bosnja nuk do ta shfrytezoje kete situate. Biseda ndodh ne vjeshte te vitit 1995 ne kohen kur ne krye te UNPROFOR-it eshte komandanti Bernar Zhanvie dhe pak para sulmeve te NATO-s mbi pozitat serbe ne Bosnje e Hercegovine. Nga incizimi mund te kuptohet se Milloshevici e ka kontraktuar nderprerjen e rrethimit te Sarajeves me udheheqesit politike te serbeve boshnjake por per kete duhet te bindte edhe Ratko Mlladicin i cili ne ate kohe nuk ka qene ne marredhenie te mira me liderin e serbeve boshnjake Radovan Karaxhic.
Greqi alarm nga virusi i Nilit 34 te infektuar
Numri i rasteve te infektuar me virusin e Nilit ne Greqine Veriore ka shkuar ne 34. 11 nga keto raste jane konfirmuar ne 24 oret e fundit. Shqetesim ka ngjallur fakti se ndermjet te semureve per here te pare ndodhet edhe nje 12 vjecare e prekur nga meningjiti qe kurohet ne spitalin e Semundjeve Infektive ne Selanik pa rrezik per jeten. Ministria e Shendetesise greke ka deklaruar masa te tjera shtese midis te cilave edhe karantine per dhurimin e gjakut per nje periudhe te pakten nje mujore ne zonat ku jane shfaqur pacientet me encefalit apo meningjit semundje te shkaktuara nga virusi ne fjale me ane te pickimit te mushkonjave.
Organet e shendetesise pasi kane marre nje ndihme prej 40 mije euro nga qeveria kane dyfishuar sperkatjet me pesticide ne zonat periferike te Selanikut ne Veria Kozan Kilkiz Gjanitsa Larisa dhe Halkidhiki. Virusi i Nilit u shfaq per here te pare ne Greqi ne fillim te muajit duke shkaktuar edhe vdekjen e tre personave te prekur nga menigjiti apo encefaliti. Qendra e Parandalimit te Semundjeve Infektive ne nje perpjekje per informimin e popullsise ka publikuar edhe te dhena te reja persa i perket virusit ne fjale dhe mbrojtjes prej tij. Infektimi me virusin e Nilit konfirmohet vetem nga analizat laboratorike dhe parandalimi ka kryesisht objekt informimin e popullise dhe marrjen e masave per debimin e mushkonjave perderisa nuk ka as vaksine per kete virus dhe as antibiotik qe te mund ta perballoje.
15 Gusht 2010